web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kosova është shtet kriminal”/ Lavrov ashpërson tonet: Do bënin gjithçka për të shtuar njohjet

28 Mars 2022, 16:04, Kosova & Bota CNA

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një adresim për mediat serbe, ka folur mes të tjerash edhe për Kosovën. Ai ka përdorur një retotrikë tepër të ashpër, duke e quajtur Kosovën një shtet kriminal, që do të bënte gjithçka për të shfrytëzuar situatën me luftën në Ukrainë, për të arritur avancim në procesin e njohjeve.

?Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, bëhet fjalë që Prishtina të jetë një pothuaj një shtet i vetëshpallur kriminal që dëshiron vetëm të përdorë situatën për të arritur njohjen e pothuajse pavarësisë së saj. Qëndrimi ynë dihet, ne kemi paralajmëruar papranueshmërinë e inkurajimit të sjelljes së Prishtinës dhe kemi avokuar që çështja të zgjidhet në vazhdën e Rezolutës 1244?, tha Lavrov.

Ministri rus nuk ka lënë pa përmendur pretendimet se mercenarë nga Kosova luftojnë kundër trupave ruse në Ukrainë.

?Ne paralajmëruam kolegët perëndimorë se ambasadat ukrainase ofrojnë shërbime për dërgimin e mercenarëve në Ukrainë, duke shkelur kështu konventat ndërkombëtare dhe duke diskredituar statusin e misioneve diplomatike. Disa nga ata mercenarë dhanë deklarata në internet dhe është e qartë se ata do të luftojnë për para?, është shprehur ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga