web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IKMT vijon aksionin për prishjen e hotelit në Radhimë/ Pronari kërcënon me vetëflijim

28 Mars 2022, 13:49, Aktualitet CNA

IKMT ka vijuar ditën e sotme aksionin për prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë. Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Ndërkohë ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit.

Një prej banorëve, së bashku me djalin e tij, ka hypur në tarracën e objektit që pritet të prishet, duke kërcënuar se nëse nuk do ndalonin shembjet, atëherë do të vetëflijoheshin.

?Kjo është partia dhe qeveria jonë. Kemi 13 fëmijë këtu që kemi investuar. Ne i kemi të gjitha dokumentat, i kemi marrë që në vitin 1992, është marrë me pronë shteti. Para zgjedhjeve, na thonin se do të na i legalizonin, tani vijnë e duan t?i shembin. Kati i parë është i legalizuar, katët e tjera janë në proces legalizimi. Tani këta vijnë e thonë do t?ua prishim shtëpinë brenda 5 minutash?, tha ai./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga