web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira gjatë orëve të pasdites/ Si parashikohet moti për sot

27 Mars 2022, 06:08, Aktualitet CNA

Vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga