web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po transportonin 10 thasë me drogë/ E pësojnë dy të rinjtë, sekuestrohen armët

22 Mars 2022, 09:41, Kronika CNA

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Mirditë dhe Lezhë kanë vënë në pranga  2 shtetasit R.L, 28 vjeç dhe K. Z., 28 vjeç.

Këta shtetas janë kapur nga policia pasi në automjetin e tyre është kapur një sasi prej 10 thasë të dyshuar me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e R.L, janë gjetur dhe sekuestruar armët.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zmeja”.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Mirditë dhe Lezhë.Vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet që lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ?Zmeja?.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip ?Opel?, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin K. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 36 kilogramë.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Dibër, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. L., në fshatin Zall Dardhë, Dibër, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R.L., 28 vjeç, banues në Zall Dardhë, Dibër dhe K. Z., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale“, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga