web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëvritet “hija e natës” në Tiranë/ Dyshimet e policisë

21 Mars 2022, 13:51, Kronika CNA

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia e Tiranës bëri të ditur se ishte gjetur pa jetë në ambientet e shtëpisë një i ri, i cili dyshohet se vrau veten në kushtet e tronditjes psikologjike.

Ndërkohë, mediat kanë zbardhur të tjera detaje.

Sipas abcneës, bëhet fjalë për Saimir Kuçin, anëtar i grupit të të grabitjeve ?Hijet e Natës?, i cili kishte bërë 11 vite burg.

Dyshohet se Kuçi ishte një ndër personat që mori pjesë në grabitjen e shtëpisë së biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë Krujë në nëntorin e vitit të shkuar.

Pas arrestimit, gjykata e Krujës dha për të dënimin ?arrest shtëpie? për shkak të problemeve që kishte me shëndetin mendor.

Burime bëjnë me dije se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin e tij kriminal dhe se bëhet fjalë për një vetëvrasje të mirëfilltë./CNA.al

E rëndë në Tiranë/ 37 vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në banesë





Lajmet e fundit nga