web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Alibeaj e Bardhi nuk kanë asnjë funksion në PD”/ Noka: Ushtari i Gorge Soros u largua por la pas 5 ushtarë

22 Mars 2022, 16:20, Politikë CNA

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur në lidhje me emërimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i PD nga Gazment Bardhi. Ai e quajti një lëvizje të tillë qesharake, pasi ata nuk kanë asnjë funksion në PD që pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

?Kjo gjë është sa qesharake aq edhe ulëritëse. Ku ekziston kjo? Që ish-sekretari i përgjithshëm, i shkarkuar komandoka, ish-nënkryetarin e shkarkuar. Që nga data 11 dhjetor, Enkelejd Alibeaj, është thjesht deputet i PD, pa asnjë funksion tjetër në parti. Këta ishin ushtarët e Gorge Soros, njëri ishte në qeveri tjetri në opozitë. Tani shefi i madh në qeveri, është ai që merr peng këtë të voglin në opozitë. Ky i vogli u detyrua të tërhiqet dhe la 5 ushtarë aty. Alibeaj nuk është më as kryetar i grupit parlamentar. Alibeaj duhet t?i nënshtrohet një votimi në grup. Jemi të hapur që në PD, të jenë të gjithë, që nga brava, që nga Enkelejdi, Gazi, Jorida e të gjithë?, tha ai.

Deputeti demorkat bëri me dije se Berisha do të nisë një tur takimesh në rrethe në kuadër bashkimit të demokratëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga