web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Yjet e Superiores në 25 javë: Tirana dominon, Kukësi me tre lojtarë në formacion

17 Mars 2022, 10:27, Sport CNA

Superiorja ka zhvilluar në fundjavë duelet e javës së 25-të, ndërkohë që në emisionin ?Analizë Superiore? është përditësuar formacioni më i mirë në kampionat.

Referuar të dhënave statistikore të grumbulluar nga çdo lojtar, porta vazhdon të jetë e Visar Bekajt, i cili ka para vetes edhe qendërmbrojtësit e Tiranës, Hoxhallarin e Najdovksin.

Në krahun e djathtë Albion Marku është ?pronar? për momentin, kurse majtas Ndreca i ka marrë vendin Allmuçës së Egnatias.

Krahët e mesfushës i kanë ende Latifi e Basa, kurse në qendër rikthehet Shehu krah Gjelbrim Taipit. Sulmi nuk ndryshon, me Guindo e Seferi.





Lajmet e fundit nga