web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat në vend/ Balla: Asnjë politikan nuk mund t’i bëjë yzmet Moskës

17 Mars 2022, 13:22, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar protestat e fundit në vend përsa i përket rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Balla ka deklaruar se protestat i shërbejnë vetëm Moskës. Gjithashtu kreu i grupit parlamentar u shpreh se përsa i përket çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE, ka ardhur momenti që të gjithë të kenë të njëjtën gjuhë pa dallim partiak.

Asnjë politikan shqiptar nuk mund ti bëjë yzmet Moskës sot por duhet të bëjmë shërbim vetëm qytetarëve shqiptarë. Jemi kuvendi parlamenti më me fat jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në të gjithë Evropën që gëzojmë mbështetjen më të madhe kudo. Ne duhet të jemi njerëzit që të sjellim shembullin për qytetarët shqiptarë.

Nëse do të arrijmë të flasim të gjithë me të njëjtin zë dhe në të njëjtën mënyrë me vendet e tjera do ta arrimë, kredibiliteti i BE-së ka humbur me kohë. Si mund ti përgjigjet një politik një president këshilli qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndryshuan kushtetutën dhe emrin e vendit të tyre vetëm që të firmosnin marrëveshjen me Greqinë që të fillonin bisedimet me BE a u bënë të gjitha këto po por a u hapen negociatat, jo.

Serbia duhet ti japë fund tangos në mëngjes me BE dhe në darkë me Serbinë, duhet që të jetë me të gjithë botën demokratike o me diktatorin me të dy nuk mund të rrish.

Kur Rumania dhe Hungari u bënë pjesë e BE nuk kishte as status kandidat, ai u shpik më pas dhe nuk kishte lidhje fare me asnjë kriter?, tha Balla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga