web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha pjesë e një linje politike që mban në pushtet Ramën”/Balliu: Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin

17 Mars 2022, 17:41, Politikë CNA

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e ka akuzuar kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha, për shitje të opoiztarizmit për interesa financiare. Ai ka deklaruar se Basha është pjesë e një linje politike që ka kapur vendin dhe që mban Ramën në pushtet.

?Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin. Bashizmi në thelb është shitje e opozitarizmit për interesa financiare, kjo tanimë është e qartë. Bashizmi gjithashtu përkthehet në mbajtjen e pozicioneve pa patur mbështetje, pa patur votë. Në këtë kontekst të largosh atë që ska mbështetje është normale por ti kërkosh atyre që kanë mbështetje dhe kanë votën e antarësisë të largohen nga gara është të mbash gjallë një tjetër që ska votë, qoftë ky Luli apo kushdo tjetër pak rëndësi ka. Luli është pjesë e një linje të caktuar politike që ka kapur vendin, tani që është bërë i papranueshëm, e njëjta linjë politike që mban Ramën në pushtet dhe ndërtoi bashizmin, kërkon që të ikë Luli si fytyra e bashizmit që të mbrohet bashizmi si sistem politik?, shkroi ai.

Balliu e ka parë shkatërrimin e një sistemi të tillë vetëm nëpërmjet një gare të pastër brenda partisë, nga e cila do të dilte një lider fitues që nuk do të drejtonte në bazë të votës.

?Këtu nuk bëhet fjalë të heqim njërin dhe të sjellim tjetrin, këtu bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës, gjë e cila mund të ndodhi vetëm me një garë të pastër, të qartë, të vërtetë ku kushdo garon dhe ai që fiton drejton në bazë të votës dhe jo pazarit?, shkroi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga