web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mamaja dhe motra janë ende në Ukrainë”, Shevçenko: Po vdesin fëmijë pa faj, rusëve ju them…

16 Mars 2022, 17:37, Sport CNA

Andri Shevçenko është ndër personat më aktivë që janë solidarizuar nëpër mediat e ndryshme lidhur me luftën që po ndodh në Ukrainë. Si pjesë e popullit të këtij vendi, ish lojtari i Milanit e ndjen përgjegjësi morale që të shpalosë mesazhe të forta kundër luftës.

I ftuar për televizionin ?Sky Sport?, Shevçenko foli për nismën e tij të re për të mbledhur fonde për njerëzit në Ukrainë.

?Qëllimi i ?Play Your Part? është që të mbledhë para që do të shkojnë në ndihmë të grave dhe fëmijëve të cilët po vuajnë luftën. Jo vetëm kaq, por kjo është dhe për ato qytete në Ukrainë që po vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve.?

?Dua të falënderoj popullin italian për atë që ka bërë për popullin tim. Ukrainasit duhet ta dinë që nuk janë të lënë pas dhe se bota është pranë tyre. Mamaja ime është ende në Ukrainë me motrën time.?

?Unë jam i gatshëm që të mirëpresë disa familje në shtëpinë time. Disa zgjedhin luftën, disa të tjerë ndihmën. Unë me këtë po merrem.?

Mesazh rusëve

?Të gjithë ata që janë kundër luftës të dalin në sheshe, dhe të flasin. Përpiquni që të ndalni luftën. Bëni gjithçka që të gjeni paqen. Po vdesin njerëz pa arsye.?





Lajmet e fundit nga