Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të cilët kërkonin masë më të butë sigurie.
Dy personat në fjalë akuzohet nga SPAK, në kuadër të grupit kriminal për masë më të butë sigurie dhe janë lënë në masën ?arrest me burg?, nga GJKKO.
Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërsa Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, por edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.
Hetimi i nisur nga SPAK dhe në bashkëpunim me Antimafian italiane kanë zbardhur të gjithë skemën e pastrimit të parave të grupit kriminale Cosa Nostrën në bashkëpunim me 4 shtetas italianë.
SPAK ka fakte se skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin tjetër italian Fabio Petruzzella, të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin pastronin paratë përmes bizneseve të tij në Shqipëri në sektorin e naftës.
Në këtë skemë pastrami rezultojnë të përfshir ëArtur Balla dhe Bledar Lilo.
Bëhet fjalë për transaksione në shumën 18,399,941.50 Euro, që është sekuestruar nga SPAK.
Rezart Taçi ka qenë pronar i ARMO- si dhe pronar i një televizioni.
Në vitin 2013 tatimet i bllokuan rafinerinë e hidrokarubureve ARMO.
Në vitin 2016 Taçi u arrestua në Zvicër me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e ?mashtrimit?, ?Falsifikimit të dokumenteve? dhe ?Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve?.
Në vitin 2018, Taçi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.
Pasi akuzohej nga Drejtoria e Tatimeve për mospagim taksash dhe pastrim parash.
Akuzat u ngritën në vitin 2013 dhe më pas ai u arrestua në Zvicër për akuza të tjera si ajo e ?mashtrimit? , ?falsifikimit të dokumenteve? dhe ?falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve?.
Hetimi kishte nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në Panama dhe një tjetër në Hollandë.
Ndërsa tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim ?pastrimin? e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.
Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe shtetasin B. L.
Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.
Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:
Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal ?arrest në burg?, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal?, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.
Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.
Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar./CNA.al
14 Marsi shënon ditën e Verës. Këtë vit, kjo festë pagane pë...
Presidenti Ilir Meta , ka uruar ditën e verës nëpërmjet një ...
Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferi...
Aktori i humorit, Juljan Deda ka ironizuar me deputetët e Lu...
Deputeti demokrat Ervin Salianji, përmes një statusi në rrje...
Deputeti Edi Paloka ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës ...
Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Kë...
Gjykata e Tiranës liroi në detyrim paraqitje 34 prej qytetar...
Kandidati i Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Durrës, Lua...
Kreu i degës Nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi gjatë mbledhjes ...
Deputeti demokrat, Lefter Gështenja ka deklaruar se është ga...
CNA.al, ka mundur të sigurojë edhe pamjet, ku shihet si si t...
Megjithëse ndodhemi disa muaj para nisjes së sezonit turisti...
Një zjarr ka nisur në Malin e Tomorrit në ish-komunën e Rosh...
Prej disa ditësh qytetarët janë ngritur në protestë për rrit...
Në shtator të vitit që lam pas, kryetari i shkarkuar Lulzim ...
Kombet e Bashkuara thanë të dielën se ka arritur në pothuajs...
Prej pak minutash një numër protestuesish kanë bllokuar rrug...
Qytetarët kanë protestuar edhe sot para Qeverisë për rritjen...
Protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve vijon ende që p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...