web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paketa e rezistencës sociale/ Rama mesazh qytetarëve: Qeveria nuk ju lë kurrë vetëm

14 Mars 2022, 07:27, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin sot me një mesazh për qytetarët. Përmes paketës së rezistencës sociale, të cilën e prezantoi një ditë më parë para qytetarëve, Rama thotë se qeveria nuk i lë kurrë vetëm njerëzit në ditët e vështira kur kanë nevojë për mbrojtje.

Në një status në rrjetet sociale, Rama iu uron qytetarëve një javë me sa më pak stres nga pasojat e luftës së padëshiruar dhe jep mesazhin se do ta përballojmë me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë.

?MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin?, shkruan Rama në rrjetet sociale./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga