LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama s'ka ndryshim nga diktatorë si Putini”/ Flet gazetarja e liruar: Kolegen time vijojnë ta mbajnë të arrestuar

12 Mars 2022, 13:43, Aktualitet CNA

Njëra nga gazetaret e arrestuara ditën e djeshme në protestat kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore, Megi Mustafaraj është liruar sot. Ndërkohë kolegia e saj Xhuliana Bakalli është ende e arrestuar nën akuzën për kundërshtim të efektivëve të policisë. Gazetarja Mustafaraj ka sqaruar të gjithë atë që ka kaluar që nga dita e djeshme.

?Ne po bënim punën tonë, por edhe duke protestuar. Mua më liruan, kurse shoqen tim Xhuliana Bakallin po e mbajnë akoma. Na shoqëruan në komisariat duke na bërë pyetje, një lloj presioni, duke na thënë pse bllokoni rrugën etj. etje. Ndërkohë që ata (efektivët) edhe vetë ankoheshin për hallet e tyre. Për aktivistët e tjerë që po mbahen, nuk lejohet as takim e asgjë. Nuk e dimë  as pse janë dërguar në Elbasan. Ka mundësi se nuk ka vend në rajonet e Tiranës ose duan t?i mbajnë bosh për shoqërimet e tjera?, tha ajo.

Sa i përket koleges Bakalli, ajo sqaroi se vijon të mbetet e arrestuar, ndërkohë që e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama si një diktator që nuk ka asnjë dallim nga Putini.

?Xhulianën e kanë akuzuar më tepër se mua, sepse thonë se ajo ka ofenduar policët, gjë që nuk ka ndodhur. Policët janë të trajnuar për të mbajtur e duruar presionin dhe qytetarët mund të thonë shumë gjëra për shkak të shtypjes dhe mllefit. Edhe  Xhuliana është vajzë e re që nuk po gjen të ardhme në këtë vend, por efektivi nuk e duroi dhe e arrestoi atë. Ne e kemi parë , edhe KE e nxori Shqipërinë një vend që e shtyp lirisht lirinë e fjalës. Rama është njësoj si diktatorët e tjerë të Europës ndaj lirisë së fjalës, si Orbani, si Vuçiçi, si Putini. Nëse gjithë kohën Kryeministri pretendon se është në gjendje të bëjë gjithçka, është më i paafti. Ne duam të përfaqësohemi, jo të shtypemi?, deklaroi Mustafaraj./ CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga