web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nënë Liza emocionon me fjalën e saj/ Rama na la pa bukë, na shembi shtëpitë

12 Mars 2022, 10:54, Aktualitet CNA

Protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe banorët e 5 majit.

Para Kryeministrisë, Nënë Liza ka marrë fjalën ku u ka bërë thirrje të rinjve të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ajo akuzoi Ramën se ka shembur shtëpitë e qytetarëve dhe po i lë njerëzit pa bukë.

?Ky shembi shtëpitë, na la pa bukë e pensionet i ka lënë 10 mijë lekë. Duam bukë. Ai duhet të largohet që tani, shtëpinë e vet e ndërtoi ndërsa shkatërroi shtëpitë e shqiptarëve?, tha ajo./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga