web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesit vijojnë rezistencën kundër rritjes së çmimeve/ Justifikohet Rama

11 Mars 2022, 18:53, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku protestuesit, prej tre ditësh kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Përmes replikave në rrjetet sociale, Rama është justifikuar duke thënë që situata është kështu për shkak të luftës dhe se qeveria prej muajsh paguan diferencën gjithnjë e më të madhe mes çmimit real të energjisë dhe çmimit në faturën e çdo familjeje.

Populli është fjalë e madhe shumë, nuk janë as njëmijë as dymijë dhe as dhjetë mijë vetë po deshe, të tërhequr në rrugë nga njerëz pa arsye, të cilët nuk pranojnëe faktet dhe shajnë e bëjnë thirrje për sherr!

Sa për të drejtat ato të siguroj që i di shumë mirë dhe i mbroj me të gjitha fuqitë, por kur një luftë prek xhepin njeriu nuk i turret qeverisë me të shara, ndërkohë që qeveria paguan prej muajsh diferencën gjithnjë e më të madhe mes cmimit real të energjisë dhe çmimit në faturën e çdo familjeje!

Kjo është e papranueshme dhe prandaj këtë s’e bën kurrë populli, po manipulatorët e mirënjohur që hedhin gurin e fshehin dorën, duke nxjerrë nëpër rrugë fanatikët e tyre për të ndjellë njerëz të mërzitur e të keqkuptuar me situaten!

Këtë luftë që nuk e nisi Shqipëria, nuk e ndalon dot Shqipëria dhe nuk e di askush sa do të vazhdojë, duhet ta përballojmë të bashkuar me të vërtetat dhe me durim e dinjitet, sepse tragjedia e vërtetë është ajo që ndodh në Ukrainë, ndërsa ne do t’ia dalim edhe kësaj siç ia dolëm të tjerave më parë!”, shkruan Rama në koment./ CNA.al





Lajmet e fundit nga