web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse Rama nuk e djeg “Ballkanin e hapur”?

3 Mars 2022, 10:00, Politikë CNA

Pas Kinës dhe Pakistanit edhe Serbia po e mbështet hapur Rusinë dhe agresionin e saj në Ukrainë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pak ditë më parë,  bëri publik qëndrimin e Serbisë sa i përket konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një konferencë për mediat pasditen e së premtes, Vuçiç tha Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

Ai u shpreh se Serbia i sheh rusët dhe ukrainasit si popuj vëllazërorë, por shtoi se vendi i tij është e përkushtuar ndaj parimit territorial.

?Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat kur të vendosë për masat kufizuese dhe sanksionet ndaj një vendi, përfshi Rusinë?, u shpreh Vuçiç.

Edhe kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka qëndruar në të njëjtën linjë si Vuçiç.

Daçiç, tha të mërkurën se Beogradit nuk i intereson të jetë në një linjë me interesat e Perëndimit apo të Lindjes, por me ato të interesit të vet kombëtar.

Madje ai ka futur edhe Kosovën në këtë mes.

?Nesër do të kërkojnë që Kosova të futet në NATO, nesër do kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare OKB. Dhe kujt do i drejtohemi ne? Rusisë. Nëse e sanksionojmë nuk kemi kujt t?i drejtohemi më. Na ktheni parimin e integritetit territorial, anuloni njohjen e Kosovës dhe pastaj flasim?, tha Daçiç në një intervistë për televizionin shtetëror serb, RTS.

Ndërkohë nga Shqipëria nga kryeministrit Edi Rama, trumbetuesi i projektit ?Ballkani i hapur?, nuk ka asnjë reagim për qëndrimin e Serbisë e cila është pjesë e projektit.

Rama ka thënë se projekti i ?Ballkani i hapur?, është një projekt evropian, një projekt që mbështetet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë si dhe një projekt në të mirë të të gjitha vendeve të rajonit.

Rama shpiku minishengun me projektin e ? Ballkanit të Hapur? për zhvillimin e tregëtisë.

Por, sot po rezulton se ?Ballkani i hapur? është në partneritet me aleatët e rusëve, në partneritet me Serbinë që mbështet Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës.

Pasi jemi në këtë pikë, Rama përpiqet që nëpërmjet Këshillimit Kombëtar të pyesë dhe shqiptarët si t?ja bëjmë me këtë projekt, kur e ka futur tashmë në proces.

Kryeministri duhet ta djegë publikisht ?Ballkanin e hapur?, duke mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj Serbisë, sepse duke heshtur e duke luajtur me dy porta, në njërën anë duke mbështetur Ukrainën dhe nga ana tjetër duke mos thënë asnjë fjalë për Serbinë, thjesht dhe vetëm inkurajon luftrat.

Ajo që po bën Serbia është të inkurajosh luftën. ?Ballkani i hapur? nuk mund të jetë në shërbim të luftës.

Ballkani i hapur? ose është një proces që zhvillon tregëtinë ose grup aleatësh pro ruse ose është një proces që duhet të mbyllet sot, jo nesër dhe këtë kryeministri e di mjaft mirë./CNA.al





Lajmet e fundit nga