web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të kthejmë demokracinë në vend”/ Sherefedin Shehu: 6 Marsi, një reflektim i madh

2 Mars 2022, 11:13, Politikë CNA

Ish zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu   në mbyllje të fushatës për 6 Marsin, në Dibër, ka bërë thirrje qytetarëve që të vlerësohet maksimalisht ky proces zgjedhor.

?Ju shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time si dhe të Partisë Demokratike për mbështetjen që ju i keni dhënë në vite PD-së. Ju dhe unë kemi parë dhe kemi ndjerë zhgënjime edhe këtu në Dibër dhe këto nuk kanë qenë për fajin tuaj apo për fajin e dibranëve,

Dibranët që në ditët  e para të rrëzimit të sistemit komunist, kanë përkrahur PD-në. E keqja këtu ka ardhur gjithmonë nga ai pushteti i vjetër që vazhdon dhe na qeveris akoma ne.

Dibra është vjedhur, është përdhunuar, dhe vazhdon të përdhunohet nga pushteti. Prandaj ta vlerësojmë këtë moment historik. Doktor Berisha u rikthye edhe njëherë për të vënë në vend vlerat e demokracisë. Ne kemi rastin që në këto zgjedhje ndonëse nuk janë kombëtare të kthejmë Dibrën në drejtimin e duhur, të kthejmë demokracinë në Dibër, që të hapim rrugën për kthimin e demokracisë në Shqipërisë?, është shprehur Shehu.

Sipas tij këto zgjedhje do të jenë një reflektim i madh, pasi që prej 7 vitesh, Dibra nuk ka pasur kryetar për qytetarët./CNA.al





Lajmet e fundit nga