web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi elektronik/ Celibashi: 100% i sigurtë, rezultati menjëherë pas votimit

2 Mars 2022, 12:14, Politikë CNA

Vetëm katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, të cilat do të mbahen në gjashtë bashki.

Ndërsa në Bashkinë e Vorës do të bëhet votimi elektronik.

Ndërkohë sot, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi me bindje se ky sistem është 100% i sigurtë dhe se rezultati do të dalë menjëherë pas votimit.

Për pesë bashkitë e tjera, Celibashi u shpreh se rezultati do të dalë brenda 48 orëve.

“Nëse ka një gjë për të cilën përgjigjem me siguri absolute është siguria e votës përmes sistemit elektronik në Vorë. Jo vetëm KQZ nuk ka mundësi të identifikojë kush ka votuar e për kë, as prodhuesi i pajisjes nuk e ka një mundësi të tillë. Në dallim nga zgjedhjet e 25 prillit, rezultuan paraprak ta shpallim menjëherë pas zgjedhjeve. Për bashkitë e tjera afati është 48 orë për rezultatin e zgjedhjeve, por po punojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Celibashi.

Kujtojmë këtu se zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.





Lajmet e fundit nga