web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën në finale dhe shpallet fitues i Kupës "Gjergj Kastrioti"

2 Mars 2022, 19:00, Sport CNA

Volejbolli i femrave shpalli sot fituesin e edicionit të parë të Ligës ?Gjergj Kastrioti?, kompeticion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Finalja u luajt duke nisur nga ora 16:30 në sallën ?Feti Borova? teksa ishte tërësisht me skuadra nga Shqipëria, ku  përballë njëra-tjetrës u vunë Skënderbeu dhe Tirana. Ishin vajzat korçare ato që arritën të triumfonin me rezultatin 3-1 duke ngritur lartë trofeun.

Korçaret eliminuan në gjysmëfinale Fer Volejn, ndërsa vajzat bardheblu kaluan Dritën e Gjilanit. U zhvillua një betejë e vërtetë në parket, me dy ekipeve që synuan trofeun. Kujtojmë se Skënderbeu me Tiranën do të jenë përsëri përballë në finale edhe të dielën për Kupën e Shqipërisë.

 





Lajmet e fundit nga