web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat Rusi-Ukrainë/ Zbardhen detaje të reja, ja çfarë dite do takohen dy delegacionet

27 Shkurt 2022, 15:29, Kosova & Bota CNA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin ka treguar të tjera detaje në lidhje me neogicuatat. Ai ka deklaruar se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën.

?Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat?, tha zyra e tij./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga