web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi përballë qeveritarëve/ Deputeti: Po mundohem të krijoj një profil ndryshe

26 Shkurt 2022, 20:42, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e 6 marsit dhe aferën e inceneratorëve, ku pak ditë më parë ?kryqëzoi? kryeministrin Edi Rama me pyetje në komisionin hetimor.

Në një intervistë për ?Nova Radio?, Këlliçi tha se zgjedhjet e pjesshme janë shumë të rëndësishme, teksa shprehu besimin e fitores, duke iu referuar edhe sondazheve.

?Zgjedhjet e 6 marsit janë shumë të rëndësishme. Sondazhet kandidatin e Bashës e kanë nxjerrë shumë posht dhe na kanë dhënë më shumë fuqi të vazhdojmë përpara.

Kemi pasur takime shumë të mira sot me të rinj, gazetarët, me 600 zonja në Shkodër, disa takime me intelektual. Ka qenë një ditë shumë intensive?, tha ai.

Por teksa u pyet për komisionin hetimor dhe përballjen me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ai tha se qëllimi i tyre ishte shmangia nga përgjigjia e të vërtetës. Këlliçi tha se po mundohet të krijojë një profil ndryshe në një vend ku debatet politike zhvillohen vetëm përmes të bërtiturës dhe duke krijuar kakofoni.

?Unë u mundova të krijoj një profil tjetër. Këtu është bërë e lodhshme që kur bëhet një debat politik në Shqipëri vetëm bërtitet dhe publiku me zorr pret të largojë kanalin për të mos i dëgjuar këto zhurma që i dëgjojmë çdo natë në studio televizive.

Në administratën e Kuvendit ka persona që kanë shumë përvojë dhe më thoshin që je shumë shumë çun i mirë por ke ardhur mes xhunglës. Unë kisha kryeministrin 2 orë dhe u është përgjigjur 3-4 pyetjeve në mënyrën e tij. Më qesharake, kur pyesja Erion Veliajn, që është në qendër të këtij skandali, se ku e ke vendimin e kësh bashkiak përgjigjia ishte Belind pse nuk adopton një gjyshe, pse nuk mbjell një pemë në qytet.

Ti thuash kryeministrit që janë shkelur procedurat dhe të thotë që procedurat janë të rregullta. Procedurat që janë ndjekur kanë qenë të parregullta. Një nga akuzat që ka Koka është për ndjekje të procedurave të parregullta, ndërkohë që deputetët e PS thoshin o Belind si nuk ke turp që flet kështu se je dhe djalë i ri?, tha ai./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga