Zoto, Gugallja e Mërtiri/ Rama për të shpallurit në kërkim: S’i njoh
Kryeministri Edi Rama po dëshmon prej disa orësh në Komision...
Dy janë figurat publike nën hetim për inceneratorët që kanë bërë paradë para prozhektorëve të mediave në dyert e SPAK-ut.
Armando Subashi dhe Alqi Bllako.
Në ndryshim nga personazhet e tjerë që kemi parë në komisionin hetimor të Tabakut, këta të dy i kemi parë dhe te dera e SPAK-ut.
Alqi Bllako la të kuptohej në ?Komisionin Tabaku? se ishte në një situatë delikate dhe prag arrestimi dhe refuzoi të përgjigjej, ai gati sa nuk u tha ?ore mos më bëni kot zbor para mediave se jam për burg?.
Ndërsa rasti i Armando Subashit ishte diçka tjetër, Subashi shqyrtoi çdo pyetje të komisionit, por sidomos njëra nga pyetjet paraqet rëndësi të veçantë.
Kur u pyet mbi mënyrën e kompesimit të tokave për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Subashi bëri të ditur se ky veprim ishte kryer vetëm pasi i kishte ardhur në formë urdhri shkresor nga një organ madhor si Këshilli i Ministrave.
Në vitin 2018 Hashtag.al publikoi një hulumtim të detajuar për mënyrën si ishte falsifikuar statusi i pronës mbi të cilën po ndërtohej inceneratori i Fierit (Lexoje këtu). Njësoj siç deklaroi Subashi në komision dhe hulumtimi ynë i çonte gjurmët drejt gardhit të Kryeministrisë.
Kryeministri presupozohet një figurë e fortë politike, por që mund të jetë injorant në çështje të caktuara teknike. Ndaj ai cakton një mëkëmbës garantues që është Sekretari i Përgjithshëm, në rastin tonë zoti Ëngjëll Agaçi.
Ky i fundit ka në dispozicion një strukturë tepër të rëndësishme e cila quhet ?Departamenti i Legjislacionit Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit?.
Në vitin 2016 kur u përgatit VKM-ja për shpronësimin në Fier, drejtor i këtij departamenti në Kryeministri ishte zoti Artur Metani.
Artur Metani është direkt zyrtari përgjegjës në Kryeministri që duhej me doemos të bënte verifikimet para se ta çonte VKM-në për miratim.
Përveçse vëllai biologjik i ish-ministres Eglantina Gjermeni, zoti Metani ishte dhe njeriu më i besuar në Kryeministri dhe mik për kokë i Ëngjëll Agaçit.
Sot që kjo VKM është objekt hetimi nga SPAK-u, sot që Armando Subashi dhe Alqi Bllako parakalojnë me ceremoni te dera e SPAK-ut, sot Artur Metani mban një funksion madhor në drejtësi, sepse ai është zgjedhur në vitin 2020 me mbështetjen direkte të Ëngjëll Agaçit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Pra zoti Metani mban një post nëpërmjet të cilit mund të hetojë dhe të ndërmarrë veprime ndaj prokurorëve të SPAK-ut. I ka nën tutelë.
Ky detaj, sjell dy elementë:
Ndryshe nga sa raportojnë mediat me bujë duke filmuar Subashin te gardhi i SPAK-ut, hetimi që përfshin dhe Subashin është shumë herë më i komplikuar sa duket, pasi në rrjetë mund të bjerë Kryeinspektori i Drejtësisë dora vetë. Është terren delikat.
Elementi i dytë është fakti se nëse hetimi do të avancojë profesionalisht duke mos bërë paradë mediatike me Subashin, do jetë patjetër e nevojshme që të hetohet dhe aktiviteti i Sekretariatit të Kryeministrisë mbi këtë çështje dhe sidomos aktiviteti i zotit Metani, i cili në kontekstin e postit që mban aktualisht, mund të kthehet në shembullin ku inceneratorët përpijnë dhe kompromentojnë dhe vet Reformën në Drejtësi. /Hashtag.al
Kryeministri Edi Rama po dëshmon prej disa orësh në Komision...
Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit të Sh...
Francesco Becchetti u dënua ditën e sotme me 17 vjet burg ng...
Kryeministri Edi Rama po vijon dëshminë e tij në Komisionin ...
Gjykata e Tiranës dënoi sot me 17 vite burg Francesco Becch...
Pesë zyrtarë të Kadastrës kanë rënë në prangat e policisë di...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë ironi dhe sulme, n...
Deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Flamur Nok...
Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë sot në orën 12 para Kom...
Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë sot në orën 12:00 në Ko...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për zhvillim...
Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi pranoi se inceneratori...
Ish kryeministri Sali Berisha dënon agresionin rus ndaj Ukr...
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov tho...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për aferën e korrupsionit m...
Deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit Hetimor për Inc...
Njohja e rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore nga Rusia ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i është pë...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka rikthyer dhe reshjet e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...