web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO EMOCIONUESE/ Shqipëria gëzon katalanasit, federata spanjolle i bën reklamë të veçantë ndeshjes me kuqezinjtë

22 Shkurt 2022, 19:55, Sport CNA

Një video emocionuese, që tregon ribashkimin e një gjyshi me mbesën e tij, e xhiruar në Barcelonë, është përdoruar nga Federata Spanjolle e Futbollit, për promon e ndeshjes Spanje-Shqipëri, që do të luhet pas 18-vitesh në Barcelonë.

Këto sekuenca emocionuese, u përdorën për të kujtuar se iberikët nuk kishin luajtur në kryeqytetin katalanas prej 18 vitesh. Videoja është në gjuhën katalanase, e cila ndryshon nga ajo spanjolle.

?Duket si dje, ka rënë shi.? Kështu nis spoti i publikuar këtë të hënë nga Federata Spanjolle e Futbollit në profilet zyrtare të rrjeteve sociale për të

?Duket si dje, ka rënë shi.? Kështu nis spoti i publikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit në profilet zyrtare të rrjeteve sociale për të paralajmëruar ndeshjen e radhës miqësore mes Spanjës dhe Shqipërisë e cila do të luhet më 26 mars në stadiumin e Espanjolit në orën (19:00). Njoftimi i federatës përfshin fraza në gjuhën katalanase me doza shumë emocionale.

Spoti flet për historinë mes një gjyshi dhe mbesës së tij, duke kujtuar momentin e lindjes së saj, që përkon me ndeshjen e fundit të Spanjës (18 vjet më parë) në kryeqytetin katalanas. ?Ishte shkurt dhe ne po luanim kundër Perusë. Gati të hynim në stadium dhe papritmas thirrja. ?Vajza ka lindur?, thuhet në video.

? Nos echábamos de menos.
??BCN? pic.twitter.com/NYRTUTZ0Wm

? Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) February 21, 2022

 





Lajmet e fundit nga