web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ "Ju q*r të gjithëve”, shikoni si portieri i Kukësit tërboi tifozët e Laçit

21 Shkurt 2022, 19:38, Sport CNA

Laçi fitoi dje 3-0 me Kukësin për javën e 21 të Superligës. Golat e Malotës, Akinyemi dhe Zulfiu vulosën duelin, që u dominua nga vendasit e Josës. Sfida në fund nuk ka qenë e qetë te Kukësi. Trajneri Longo ka debatuar me kryesorin Olsid Ferataj, duke i reklamuar disa raste sipas tij të dyshimta.

Dalja nga fusha ka qenë me tension, teksa tifozët që nuk janë përmbajtur në kor. Diçka e tillë nuk është kapërdirë nga portieri i Kukësit, me Tafas që ka ofenduar tifozët. Të njëjtën gjë ka bërë edhe trajneri Longo, që i drejtohet tribunës duke dalë nga fusha. Veç lojtarëve në fushë, te Laçi duket se edhe tifozët janë një ndihmë e madhe dhe mbështetje për rezultatet e mira dhe vendin e dytë pas 21 javëve.





Lajmet e fundit nga