web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënoi golin e radhës në Serinë A, ja nota për Rei Manajn

22 Shkurt 2022, 07:04, Sport CNA

Rei Manaj ishte një nga më të dalluarit në fushë për skuadrën e Specias, në sfidën ndaj Bolonjës, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ekipit që drejtohet nga Mihajloviç. Në minutën e 11-të, sulmuesi lushnjar, tundi rrjetën, duke regjistruar golin e tretë në Serinë A.

Në përfundim të sfidës, Manaj u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave ?Sofa Score?.

Për sa i përket statistikave të regjistruara nga shqiptari, spikasin pasimet e sakta si dhe duelet e fituara, plot 8 nga 14 në total. Manaj qëndroi në fushë 80 minuta, kur regjistroi 2 goditje në kuadrat, 1 prej të cilës e çoi në rrjetë.





Lajmet e fundit nga