web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I besuan portën 17 vjeçarit, si gardiani Dema largoi nga Teuta lojtarin e Kombëtares

22 Shkurt 2022, 11:54, Sport CNA

Endri Dema bëri paraqitje fantastike në portën e Teutës në debutim, me ?Djemtë e Detit? që mposhtën 1-0 Dinamon në javën e 21 të Superligës. Pritjet e 17 vjeçarit dhe zbulimi i talentit të tij, ka kthyer besimin te talentet vendase.

Lojtari i moshave në Kombëtare, Dema ka pasur besimin e stafit teknik, duke përfituar nga dëmtimi i Qirkos një ditë para ndeshjes. Në verën e shkuar, drejtuesit e Teutës ishin në dilemë për të zgjedhur njërin mes Demës dhe Simon Simonit, 17 vjeçarit tjetër të Kombëtares.

Në fund trajneri Rizvani zgjodhi produktin e akademisë së Teutës, me Simonin që iu bashkua Dinamos. Ky vendim duket se i ka bërë mirë të dy sportistëve, që në moshën 17 vjeçare kanë bërë paraqitje të mirë në Superligë, me gardinain e Dinamos që është konfirmuar tanimë. Të njëjtën rrugë duket se po ndjek edhe Dema.





Lajmet e fundit nga