web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FBI: Ndërhyrja e huaj në zgjedhje nuk tolerohet/ Kokalari: Vlen edhe për demokracinë shqiptare, të hetohet menjëherë

21 Shkurt 2022, 20:07, Politikë CNA

Deklarata e ambasadores Yuri Kim ndaj kandidatëve të koalicionit Shtëpia e Lirisë ka shkaktuar shumë reagime.

Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar një status të FBI në rrjetet sociale, ku shkruhet se nuk tolerohet aspak ndërhyrja e huaj në zgjedhjet e SHBA dhe se FBI do të vazhdojë të punojë për të prishur çdo përpjekje të atyre që tentojnë të thyejnë besimin në sistemin zgjedhir të SHBA.

?Zgjedhjet e ndershme janë themeli i demokracisë në SHBA. Ndikimi i huaj në zgjedhjet tona nuk do të tolerohet dhe FBI do të vazhdojë të punojë me qeverinë vendore dhe partnerët e sektorit privat për të prishur dhe ekspozuar çdo përpjekje për të gërryer besimin në sistemin zgjedhor të SHBA?, shkruhet në statusin e FBI.

Ndërkaq, Evi Kokalari shkruan se e njëjta gjë vlen edhe për demokracinë shqiptare.

Kokalari thotë se nuk duhet të ketë asnjë ndikim të huaj në zgjedhjet e vendit përndryshe procesi demokratik prishet.

?E njëjta gjë vlen edhe për demokracinë shqiptare.

Nuk duhet të ketë absolutisht asnjë ndikim të huaj në zgjedhjet e vendit, përndryshe procesi demokratik prishet.

Çdo ndërhyrje e huaj duhet të merret seriozisht dhe duhet hetuar menjëherë?, shkruan Kokalari./A.E-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga