web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Rama dhe ministrat e tij kanë qëllim pasurimin e tyre

21 Shkurt 2022, 16:40, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, së bashku me kandidatin e Durrësit për zgjedhjet e pjesshme vendore, Ardian Mukën, po vijojnë fushatën në Durrës.

Berisha është shprehur se këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të veçantë pasi vetëm kështu mund të ndalohet rrokullisja e Shqipërisë nga një regjim që çdo gjë e bën për pasurimin e tij.

Lideri historik i demokratëve, ka permendur këtu aferën e inceneratorëve, duke u shpehur se kjo qeveri ka përfituar 430 milionë euro.

?Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçnatë jo vetëm se ju zgjidhni qytetarin e parë tuajin por ju votoni për mbarë shqiptarët të cilët presin mesazhin e shpresës dhe ndryshimit, në mënyrë që t?i thuhet ndal kësaj rrokullisje të Shqipërisë nga një regjim që çdo gjë bën për pasurimin e tij.

Nuk përfill ansjë interes dhe nevojë të qytetarëve që vetëm në një aferë ka fituar, ka përvetësuar 430 milionë euro dhe kjo është afera e djegësve, i cili kërkon sot të përvetësojë rreth 4 miliardë euro truall me 2 mijë euro metrin katror në Portin e Durrësit. Një regjim që po spastron Shqipërinë nga rinia.

Kjo për faktin e vetëm se Edi Rama dhe minsitrat e tij kanë një qëllim, pasurimin e tyre?, tha Berisha./A.E-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga