Meta homazhe për shkrimtarin Bardhyl Londo/ Ka lënë një trashëgimi frymëzuese
Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e homazheve në nder të...
Në Xhakartë, ministrat e Financave të G20 diskutuan pasojat e mundshme të një lufte në Evropë. Perspektiva nuk duket shpresëdhënëse. Ndërsa sfida kryesore është rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.
Edhe 14.000 kilometra larg nga Ukraina, kriza e atjeshme e shkaktuar pas vendosjes së trupave ruse pranë kufirit, po shkakton shqetësim të madh. Në takimin e tyre të parë nën presidencën indoneziane në Xhakartë, ministrat e Financave të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe në zhvillim, duke përfshirë Rusinë, paralajmërojnë për efektet e rënda në ekonominë globale, nëse Rusia sulmon përsëri Ukrainën dhe bota perëndimore më pas duhet të përdorë masa të ashpra dhe sanksione ekonomike. Kurset në bursë do të bien, transaksionet financiare me Rusinë dhe eksportet e energjisë mund të goditen keq. Një numër ministrash dhe presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, paralajmëruan se një pasojë tjetër mund të jetë edhe rritja edhe më e lartë e çmimit të naftës në mbarë botën me pasoja negative për rritjen ekonomike. “Kjo nuk është koha për rivalitete dhe tensione të reja që kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike, për të mos përmendur sigurinë botërore, siç po shohim tani në Ukrainë,” tha udhëheqësi indonezian në Qendrën e Konferencave. “Të gjitha palët duhet të ndërpresin armiqësitë.”
Lindner dëshiron të ulë inflacionin
Ministrat e Financave dhe krerët e bankave qendrore nga grupi i 20 vendeve më të rëndësishme në botë po kërkojnë mënyra dhe rrugë të ndryshme për të rimëkëmbur më shpejt ekonominë nga pandemia Corona, e cila nuk ka mbaruar në asnjë mënyrë, siç thanë disa ministra në fjalimet e tyre. Vetëm gjysma e delegacioneve kanë shkuar për pjesëmarrje në këtë takim në Xhakartë. Pjesa tjetër ka vendosur për pjesëmarrje përmes video-lidhjeve për shkak të pandemisë. Ministri i ri gjerman i Financave, Christian Lindner ishte një prej tyre që vendosi të marrë pjesë nga distanca. Nga Berlini ai nënvizoi si jashtëzakonisht të rëndësishme uljen e inflacionit, sigurimin e zinxhirit të furnizimit dhe frenimin e çmimeve të energjisë.
Fondi i ri për ndihma
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi në Xhakartë se rritja ekonomike globale ka humbur vrullin për shkak të pandemisë. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha nga Uashingtoni, se veçanërisht vendet në zhvillim kanë nevojë për më shumë ndihma financiare për të vënë në funksion sistemet e tyre shëndetësore dhe për t’u përgatitur për epidemi të mëtejshme. Yellen propozoi një “fond të ri shëndetësor” me 75 miliardë dollarë amerikanë, i cili do të kishte selinë tek Banka Botërore. Sekretari amerikan i Thesarit paralajmëroi se mosveprimi tani do të kishte “pasoja shkatërruese”.
“Në një kohë që trauma njerëzore dhe ekonomike e pandemisë është e freskët në mendjet tona, ne kemi një dritare politike për të vepruar për të adresuar mangësitë në sistemet tona shëndetësore globale”, tha Yellen. “Kostoja e mosveprimit mund të jetë një fatkeqësi e vërtetë.” Pas konsultimeve dy-ditore në Xhakartë, është gjithashtu e paqartë se cili nga vendet e G20 mund dhe dëshiron të mbledhë para për një fond të tillë. Ministrja indiane e Financave Nirmala Sitharaman mbështeti propozimin e SHBA-së.
Intensifikimi i fushatës së vaksinimit në vendet e varfra
165 ish-kryeministra dhe shkencëtarë kërkuan gjithashtu më shumë para në një letër të hapur drejtuar ministrave të G20. Duhet urgjentisht të rritet shkalla e vaksinimit kundër Covid në vendet më të varfra për të mbrojtur popullsinë atje, por edhe për të parandaluar shfaqjen e mutacioneve të reja të rrezikshme të virusit. Institucionet globale që supozohet të organizojnë dhe paguajnë për vaksinat kanë boshllëqe dramatike financiare, thotë Gordon Brown. Ish-kryeministri britanik është bashkautor i letrës.
Rreth 16 miliardë dollarë do të nevojiteshin për të vaksinuar njerëzit në vendet e varfra. Ministrat e financave të G20 përsëritën angazhimet për të financuar fushatën e vaksinimit Covax të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Deri më tani, Covax ka dorëzuar 1.8 miliardë doza vaksinash në 144 vende. Kjo nuk është aspak e mjaftueshme për të arritur kuotat e vaksinimit që janë të zakonshme në vendet më të pasura të industrializuara. Seth Berkley, kreu i Covax, tha në fund të janarit se organizata e tij ishte “praktikisht pa para”. Dozat e reja të vaksinës nuk mund të blehen dhe të dhurohen./DW
Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e homazheve në nder të...
Shkrimtari Bardhyl Londo ka humbur jetën pas një beteje me s...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një foto të K...
Nga Bujar HudhriKur para dy vjetësh Londo më solli dorëshkri...
Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer...
Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarraz...
Duke filluar nga dita e sotme, pritet që në shtetin fqinj, G...
Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthje...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër gjatë marrjes në pyet...
Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive ka gjetur mbështe...
Në romanin e tij filozofik “Neveria”, Jean Paul Sartre, në p...
Kryebashkiaku Armando Subashi për 5 orë është marrë në pyetj...
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dhënë dëshminë e t...
Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, uli ndjeshëm tentativa...
Publikohet një foto e re e biznesmenit të inceneratorëve, Kl...
Vit pas viti lulëzojnë shumë biznese të reja, shumë prej tyr...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shtetasit shqiptarë...
Kompania më e madhe shqiptare e telekomunikacionit ka vendos...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...