web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre shkresa nga Prokuroria, asnjë përgjigje/ Nisin hetimet për drejtuesit e zyrës së Mjedisit në Elbasan

15 Shkurt 2022, 16:18, Aktualitet CNA

Prokuroria Elbasanit ka nisur hetimet për drejtues së Zyrës të Mjedisit në këtë qytet.

Sipas asaj që raporton ABC neës, Zyra e Mjedisit, prej 4 muajsh vijojnë mos t?i kthejnë përgjigje organit të prokurorisë së rrethit në Elbasan lidhur me çështjen penale e regjistruar në muajin Shtator.

Megjithëse janë dërguar 3 herë shkresa zyrtare nga prokuroria, me qëllim marrjen e shifrave zyrtare të nivelit të ndotjes, por deri në këto momente ku kanë kaluar më shumë se 3 muaj, askush nga zyrtarët që kanë për detyrë t?i kthejnë përgjigje organit të akuzës  nuk kanë denjuar ta bëjnë zyrtarisht.

Hetimet në lidhje me ndotjen në qytetin e Elbasanit nisën pas shqetësimeve të banorëve të zones.

Zyrtarët e mjedisit akuzohen për vepër penale, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe shpërdorim detyre.





Lajmet e fundit nga