web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vangjeli e zbulon për herë të parë/ Francezët i morën makinën ish-kryeministrit shqiptar

14 Shkurt 2022, 18:19, Aktualitet CNA

Analisti Lorenc Vangjeli teksa ka folur për kriminalitetin në vend, tregoi një detaj nga operacionet që Shqipëria ka bërë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Në një intervistë televizive, analisti, tha se më tepër se një vit më parë një ish-kryeministër shqiptar është detyruar të zbresë nga automjeti Porsche Cayene që ngiste, pasi automjeti kërkohej me çdo kusht nga autoritetet franceze.

Ai shtoi se makina u sekuestrua dhe u dërgua në Francë për llogari të autoriteteve atje.

?Në një hetim me autoritetet franceze, u kërkua sekuestrimi i një makine tepër luksoze. Dhe për shkak të kërkesës së autoriteteve franceze, nga timoni i saj zbriti një ish-kryeministër. Që do të thotë se një ish-kryeministër i Shqipërisë përdortë një automjet të ardhur nga bota e krimit. Makina u sekuestrua dhe u dërgua në Francë për llogari të autoriteteve?, tha Vangjeli. Analisti ka zbuluar për herë të parë një episod të panjohur nga opinioni publik, ndonëse emrin nuk e bëri të ditur./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga