web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO merr vendimin/ Ja me sa vite burg dënohet ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha

14 Shkurt 2022, 15:04, Aktualitet CNA

Gjykata kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur vendimin për ish gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

GJKKO ka vendosur të dënojë gjyqtaren me 3 vite burg, por ajo do përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuaj dënimin me dy vite  heqje lirie.

Po kështu për avokatin Aldo Tabaku është vendosur 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite.

Ndërkohë ish-gjyqtarja e ka konsideruar një sulm politik nga kryeministri Edi Rama, procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.

Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit. Ata u akuzuan se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga