web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në panik pas dëshmisë në SPAK/ Fyen gazetarët: Merrni kamerat dhe largohuni

10 Shkurt 2022, 18:05, Politikë CNA

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka folur për mediat pas dëshmisë në SPAK para prokurorëve belg për çështjen ?Toyota Yaris?.

Basha është shfaqur i tensionuar para gazetarëve ndërsa u është hakërryer që nëse nuk e lënë të flasë të marrin kamerat dhe të ikin.

?Unë dhe PD jemi në dispozicion jo vetëm të drejtësisë belge, por drejtësisë në tërësi.

Do te jemi po aktiv në luftën tonë kundër krimit  dhe korrupsioni, duan apo nuk duan të dyshuarit, të korruptuarit, të shpallurit non grata?, tha ai.

Ndërsa gazetarët ndërhynë me pyetjet, Basha tha se ai ka lirinë e tij dhe se duhet ta lënë të flasë.

“Unë kam lirinë timë, dhe lirinë time s?ma merr askush.

Unë deklaratën time do ta bëj deri në fund. Nëse nuk doni merrni kamerat e largohuni.?/E.T-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga