web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jam frymëzuar nga Rama”/ Pasi u tall me Kushtetuesen, "pendohet" Meta

8 Shkurt 2022, 12:58, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, në një ndër 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, është përgjigjur edhe për fyerjet ndaj funksionarëve të lartë publikë, duke thënë se ?jam frymëzuar? nga Rama.

Por, pasi ky lajm u publikua në media, Meta duket se është ?penduar? për ?talljen? me Gjykatën Kushtetuese, dhe ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Meta justifikohet duke thënë se nuk është e vërtetë që ka bërë këtë deklaratë.

?Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, disa media, me qëllim disinformojnë hapur, duke gënjyer ditën për diell lexuesit e tyre, për përgjigjet e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.?-shkruan Meta.

Më tej, presidenti shkruan ?NUK JAM SHPREHUR, që për deklaratat e mia jam frymëzuar nga Kryeministri Rama.

Çdo pretendim tjetër:

ËSHTË GËNJESHTËR!

ËSHTË FAKE NEWS i përgatitur nga Zyra e Propagandës në shërbim të FASHIZMIT!

E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Altin Binaj jam përgjigjur se:

?Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama?.

BOLL ME GËNJESHTRA!

BOLL ME PROPAGANDË TË PËRSËRITUR!

MOS I SHËRBENI FASHIZMIT!

MË SHUMË RESPEKT PËR FJALËN E LIRË!

MË SHUMË RESPEKT PËR TË VËRTETËN!

MË SHUMË RESPEKT PËR LEXUESIN TUAJ!?/CNA.al

?Çmendet? Meta tallet me Kushtetuesen/ ?Për të fyer u frymëzova nga Rama?





Lajmet e fundit nga