web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama “thumbon” Sorecen/ “Lan duart” nga procesi i integrimit në BE

8 Shkurt 2022, 10:53, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë BE-në, për mos anëtarësimin e Shqipërisë, duke ?larë duart? nga çdo përgjegjësi e tij.

Rama ishte i pranishëm sot në Krujë, ku është prezantuar projekti i BE-së për Muzeun Etnografik si dhe grantet për banorët dhe bonusit të rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka ?thumbuar? ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa tha se kjo rrugë po mbetet “peng” i  burokracive.

Por, shtoi se megjithatë vendi është i palëkundur në qëndrimin e tyre që e ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE.

?Lufta me burokracinë, lufta me afatet, me të gjitha sfidat që kanë projektet, ku kërkohet harmonizimi i shumë forcave është e përditshme, kudo, në Tiranë, në Bruksel, kudo vetëm në Napoli s?ka burokraci.

Por për momentin ne kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e BE sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen po bëjmë si Napoli e Brukseli pastaj të vazhdojë me burokracitë e veta?, tha Rama./CNA.al

Banesat në zonat historike/ Rama: Mbështetje financiare për banorët





Lajmet e fundit nga