Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Besian Zogaj është kandidatura e avancuar nga Lulzim Basha për një nga vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Besian Zogaj është djali i Preç Zogajt, që mburret në çdo tavolinë si mentori i preferuar i Lulzim Bashës dhe njeriu që i drejton këndin e shikimit këtij të fundit.
Besian Zogaj (sipas asaj që deklaron në CV), ka mbaruar studimet ne vitin 2012 për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në “La Sapienza”, Romë.
Kjo diplomë nuk është diplomë në drejtësi dhe nuk konvertohet dot si e tillë nga asnjë institucion shqiptar.
Atëherë si e kanë konvertuar këtë diplomë shërbimet e Kuvendit që i përvjellin dosjet e kandidaturave komisionit parlamentar kompetent për shqyrtimin e tyre?
Komisioni që duhet të shqyrtojë kandidaturat është Komisioni për Edukimin, dhe Mjetet e Informimit Publik.
Sipas faqes se Kuvendit Kryetar i Komisionit është Agron Gjekmarkaj.
Të paktën sipas proces-verbalit të datës 19 Janar, Agron Gjekmarkaj rezulton Kryetar i Komisionit që do vlerësojë kriteret e djalit të Preç Zogajt.
Cilin kriter të Nenit 8 të Ligjit “Për mediat Audiovizive” plotëson Besian Zogaj?
Kriteret e ligjit janë të qarta dhe ato nuk kërkojnë jo më pak se 10 vjet punë në arat e babait!
Kriteret e ligjit kërkojnë jo më pak se 10 vjet eksperience në fushat e:
– Medias;
– Trasmetimeve audiovizive;
– programacion;
– teknologji e medias;
– fusha e konkurrencës;
– linguistikë shqipe;
– çështje të lidhura me personat me aftësi të kufizuara;
-art, kulture, muzikë;
-Drejtësi, ligj administrim publik;
– veprimtari sociale që ndikojnë në veprimtarinë audiovizive;
-shkencë, mjedis zhvillim teknologjik;
– mbrojtje e konsumatorit.
Kriteri ligjor kërkon mbi 10 vjet eksperiencë konkrete në këto fusha dhe nuk kërkon emrin e babait.
Me cilën nga fushat që kerkon ligji e ka barazuar djalin e babait Luli Basha?
Ka lexuar CV-në e babait dhe e ka konvertuar me atë të djalit të babait?
Besian Zogaj duhet të tregojë librezën e punës për të vërtetuar vjetërsinë prej të pakten 10 vjet pune në fushat e kërkuara nga ligji.
Eksperienca e Kuvendit ka treguar raste kur kandidatëve ju janë numëruar ditët e punës së gjithë jetës kur është dashur që kandidaturat të skualifikohen.
Djalit të Preçit jo vetëm i konvertohen studimet për shkenca politike me diplomim si jurist por nuk i verifikohen as kriteret e vjetërsisë në punë.
Djali i babi Preçit ka përfunduar studimet në vitin 2012! Si i paska siguruar djali i Preçit 10 vite punë deri ne Janar 2022?
Edhe nëse diploma e Djalit të Babit do të konvertohej si diplomë juristi, kur paska punuar si jurist djali i Preçit?
Apo ka eksperiencë si i diplomuar jurist, ende pa qenë diplomuar jurist?
Sigurisht në lojën e Preçit mundet që të jenë sajuar edhe letra bashkëpunimi si i jashtëm apo nga distanca për ca vite që i mungojnë në vjetërsinë e përgjithshme në punë.
Por vjetersia në punë, vërtetohet nga libreza e punës që lidhet me sigurimet shoqërore ose nga libreza e sigurimit personal shëndetsor.
Nuk ka mënyra të tjera për të vërtetuar vjetërsinë në punë.
Letrat e bashkëpunimeve, vlejnë si karta plus. Nuk mund të llogariten si vjetërsi pune.
Por për ta ndihmuar djalin e Babi Preçit, ai mund të tregojë jo vetëm letra bashkëpunimi, por kontrata shërbimesh si konsulent (i diplomuar për drejtësi), produkte të prodhuara nga ato kontrata, pagesa të marra për ato kontrata etj si këto.
Pa harruar që të numërohen muajt e mbuluara nga kontratat. Apo djalin e Preçit e lusin për punë ende pa mbaruar universitetin?
Sipas standartit të ?djali i babit?, kushdo mund të sajojë letra bashkëpunimi e të “plotësojë” çdo kriter që i del përpara në jetë!
Djalin e Preçit e ka propozuar “Instituti Shqiptar i Medias”.
Drejtor i Institutit është Remzi Lani dhe faqja zyrtare e Institutit nuk informon emrat e bordit ekzekutiv apo organeve vendimmarrëse.
Por faqja referon listën e donatorëve.
Donatorë të këtija Institutit që ka rekomanduar jashtë kritereve ligjore, djalin e Preçit, që ky falë pazarit të Luli Bashës me Edi Ramën të bëhet anëtar i AMA është:
– Europian Union
– Open Society Foundation Albania
– Norwegian Embassy
– Partners Albania
– Council of Europe
– UNESCO
– Friedrich Ebert Foundation
– British Embassy.
Shpresojmë që “Instituti Shqiptar i Medias”, të mos ketë falsifikuar edhe ndonjë kontratë bashkëpunimi me Djalin e Babit, që ti rrumbullakosin edhe vitet që i duhen për vjetërsinë në punë./CNA.al
Vendet vakante në AMA/ Emrat e Bashës në garë, nga Desada Metaj tek djali Preç Zogajt
Zbulohet pazari i Bashës me Preç Zogaj
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar mbi kërkesën e Kuve...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar së...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka kom...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur lidhur me vendimin e Gjy...
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është takuar m...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka...
Pyetësori i qeverisë, i quajtur Këshillimi Kombëtar do kusht...
Ish kryeministri Sali Berisha do jetë ditën e nesërme në qyt...
Për Ylli Manjanin, presidenti Ilir Meta nuk shkarkohet nga G...
Nga Madalin NescutuProkurorët rumunë të krimit të organizuar...
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, iu bën thi...
Presidenti Ilir Meta, në një ndër 72 pyetjet e Gjykatës Kush...
Profesor Artan Fuga, ndërsa analizon situatën politike në ve...
Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku ka bërë një propo...
Afera e incenerartorëve është ndër më të akuzuarat në Shqipë...
Partia Socialiste ka depozituar në KQZ dokumentacionin për S...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë BE-në, për mos anëta...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Krujë, ku ësh...
Para përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Presidenti I...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...