web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 6 marsit/ Bano: Do shërojmë plagët e korrupsionit të bashkisë

7 Shkurt 2022, 18:15, Politikë CNA

Kandidati i koalicionit ?Shtëpia e Lirisë? për kryebashkiak në Lushnjë Elton Bano ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët.

Bano, teksa ka dëgjuar nga afër problemet e komunitetit, premton se ato do të marrin zgjidhje pas 6 marsit, ndërsa shton se qeverisja e dështuar e ka lënë qytetin e Lushnjes të lëngojë nga plagët e korrupsionit.

?Besimi juaj eshte motivimi im për ti shkuar deri ne fund ketij misioni. Problematikat e ngritura do të gjejnë zgjidhje sipas një modeli te ri ku qytetari do të jetë i pari.

Në shumë takime njëzëri të pranishmit u shprehën për arrogancën dhe mos përfilljen  e bashkisë gjithë këto vite dhe veçanërisht për shërbimet e munguara.

6 Marsi do të ndajë me votën tuaj një qeverisje që t’i takoj qytetarëve dhe nga ana tjetër një qeverisje e deshtuara që e ka lënë qytetin të lëngojnë nga plagët e korrupsionit?, shprehet Bano./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga