web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta i “hakërrehet” Kuvendi/ Paralajmërimi i fortë i këshilltarit të presidentit

7 Shkurt 2022, 17:10, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta është duke përgatitur një kallëzim penal ndaj Kuvendit për çështjen e shkarkimit të tij.

Këtë gjë e ka bërë të ditur këshilltari ligjor i Presidencës Bledar Dervishaj, i cili në një dalje për media tha se Kuvendi ka bërë shkelje të mëdha duke manipuluar provat që nuk ja ka kërkuar ligji.

?Më duhet ta mbyll këtë konferencë me habinë me të madhe të presidentit të republikës. Me konstatimin e presidenti se ky ishte shkelja më e rëndë e Kuvendit ku arrin deri aty sa të manipulojë një provë që nuk ja ka kërkuar vetë ligji. Jemi shumë të tronditur sesi mundet të ndodhë që një institucion kaq i lartë arrin të deformojë përmbajetjen e akteve të prodhuara nga vetë ata deputetë të pranishëm aty.

Iu kërkua gjykatës që ta marrë seriozisht në vlerësim provën e paraqitur nga presidenti lidhur me shkeljet e bëra.

Siç e dini presidenti ka vazhduar punën për të përgatitur një kallëzim penal në prokurori për këtë çështje kaq të rëndë. Nuk mund të themi se autori është ky apo ai person por mund të themi se është kuvendi sepse e paraqiti provën në atë formë që ju dokumentuam më herët?, tha ai./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga