LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti flagrant/ Mediat e Vjollca Hoxhës shantazh dhe presion ndaj drejtësisë

5 Shkurt 2022, 16:13, Aktualitet CNA
Rasti flagrant/ Mediat e Vjollca Hoxhës shantazh dhe presion ndaj

Mediat e paguara nga inceneratorët, në pronësi të Vjollca Hoxhës prej shumë kohësh janë vënë në shërbim të një shantazhi, presioni të hapur dhe kërcënimi ndaj organeve të drejtësisë dhe biznesit.

Mjafton të kërkosh në gazetën ?Shqip?  dhe ?Top News? dhe gjen shkrime pa fund për ?Morava Resort?, apo Montrelux, që janë e njëjta vendndodhje. Pra, një hotel luksoz, i stilit me pesë yje, në Moravë të Korçës.

Konflikti mes dy biznesmenëve Arben Reli dhe Sefedin Bajraktari që janë përfshihen në një investim, a thua se i ka ?djegur? kaq shumë Top News dhe gazetës Shqip dhe janë venë në shënjestër të një proces gjyqësor me shkrimet e tyre.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar sot në lidhje me këto shkrime ku ka treguar qartë se si keto media që paguhen nga inceneratorët, bëjnë shantazh dhe ushtrojnë presion ndaj drejtësisë.

Në reagimin zyrtar, gjykata shpreh shqetësimin e saj për komentet denigruese, fyese dhe që nuk kanë lidhje me detyrën e gjyqtarit Bedri Qori dhe çështjen e gjykuar prej tij.

Ky është rasti flagrant, ku sulmohet gjykatësi për lidhjet personale që më parë ka shkruar dhe CNA.al. Këto janë historitë rozë të Vjollca Hoxhës.

Vjollca Hoxha dhe Lori Hoxha, vajza e saj, kanë pasur histori lidhjesh me fëmijët e Sefedin Bajraktarit,  Vis dhe Shpresim Bajraktari.

Histori e cila flitet edhe në korridoret e Top Channel, një histori e vjetër, që ka filluar jashtë kufijëve të Shqipërisë. Ka shumë gjurmë të udhëtimeve të tyre bashkë. Njerëzit që punojnë në Top Channel e dinë këtë histori, e njohin këtë emër.

Kjo është ajo pak a shumë se çfarë e lidh Vjollca Hoxhën me Shpresim Bajraktarin. Ndaj dhe ka vënë  gazetarët e Top Channel, përfaqësuesit e medias që punojnë për të, në sulm  ndaj një biznesmeni, janë vënë të gjithë në mbështetje të Shpresim Bajraktarit.

Gjykata ka reaguar duke thënë se është ushtruar presion për një vendim. Nga ana tjetër gazeta Shqip e cila drejtohet nga Endrit Habilaj, i paguar nga njerëzit e korrupsionit të inceneratorëve dhe Top news , vazhdojnë dhe ushtrojnë presion dhe shantazh.

Ky është rasti ku mediat e paguara nga inceneratorët në pronësi të Vjollca Hoxhës në vend që të bëjnë misionin e tyre ndaj qytetarëve janë kthyer në ‘armë shantazhi’ dhe presioni ndaj drejtësisë për vendimet e saj.

Por prokuroria dhe SPAK nuk mund të heshtin kur shikojnë të tilla veprime që shantazhohen, presionohen apo sulmohen gjyqtarë dhe kërcënohen mediatikisht, ndërkohë që keto media janë të lidhura me afera, të paguara nga inceneratorët.

Të keqpërdorura dhe të akuzuara nga drejtuesit e tyre dhe që përdoren për presion ndaj drejtesisë për interesa personale dhe korruptive./CNA.al

?Komente fyese dhe denigruese?/ Gjykata e Tiranës i përgjigjet akuzave të mediave të Vjollca Hoxhës

Sulme dhe shantazhe ndaj drejtësisë/ Mediat e Vjollca Hoxhës, ?peng? të historive rozë

Çfarë e lidh Vjollca Hoxhën me Shpresim Bajraktarin?

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Fakte-Afera e inceneratorëve/ Zbardhet skema, Endrit Habilaj përfitoi mbi 20 mijë euro me anë të gruas

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Lajmet e fundit nga