"Eshtë urgjente"/ Majlinda Bregu bën thirrjen e fortë
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar në lidhje me disa shkrime të “Gazeta Shqip” dhe “Top News”, të cilat venë në shënjestër një proces gjyqësor.
Në reagimin zyrtar, gjykata shpreh shqetësimin e saj për komentet denigruese, fyese dhe që nuk kanë lidhje me detyrën e gjyqtarit, për rastin e mësipërm.
Shkrimet në fjalë, cilësohen si jo etike dhe armiqësore kundër gjyqtarit.
?Qartazi, gjuha jo etike dhe armiqësore kundrejt gjyqtarit, ka në bazë të saj vendimin, që u mor në çështjen e gjykuar prej tij. Këto komente, që përbëjnë opinione përçmuese deri për origjinën e gjyqtarit, apo aludime mbi veprimtari korruptive, jo vetëm nuk respektojnë detyrimin për të respektuar autoritetin e pushtetit gjyqësor, por nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj tij, duke sjellë për pasojë edhe krijimin e një klime pasigurie për subjektet, që janë në procese gjyqësore.?-thuhet ndër të tjera në reagim.
Më poshtë deklarata e plotë, e Gjykatës së Apelit në Tiranë:
Në datë 03.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (gjyqtari i seancës paraprake Z. Bedri Qori), pasi përfundoi shqyrtimin e kërkesës së prokurorit, për dërgimin e çështjes për gjykim, lidhur me procedimin penal, kundër të pandehurës M. Ç., akuzuar për kryerjen e veprës penale të ?falsifikimit të dokumenteve?, parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë i Kodit Penal, vendosi të rrëzojë këtë kërkesë dhe të pushojë procedimin penal.
Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari i seancës paraprake pasqyron të gjitha provat e marra përgjatë hetimit, si dhe për shkak të zbatimit të detyrave të lëna më herët me vendim të ndërmjetëm. Mbi këtë bazë gjykata arriti në përfundimin se dokumenti i falsifikuar, për të cilin u ngrit akuza, nuk ekziston. Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar të drejtën e ankimit si prokurorja e çështjes, ashtu edhe kallëzuesi S. B.
Mbi këtë bazë, çështja është regjistruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku është planifikuar të gjykohet në datë 15.02.2022, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Emona Muçi.
Lidhur me këtë proces, nga data 27.12.2021 e deri më sot, janë publikuar në mediat “Gazeta Shqip” dhe “Top News”, gjithsej tetë shkrime, të cilat vendosen gjithashtu në rubrikën e shkrimeve të sugjeruara për lexim. Nisur nga përmbajtja e publikimeve konstatohet se, përpos mos dakordësisë së artikullshkruesit anonim me vendimin gjyqësor, përdoren shprehje dhe komente të papërshtatshme për gjyqtarin e çështjes, përfshirë këtu edhe origjinën e tij apo aludohet me terma të përgjithshme për korrupsion. Lidhur me sa më lart, – duke njohur rëndësinë, që ka media në një shoqëri demokratike; – duke pranuar se pushteti gjyqësor nuk vepron në një terren bosh, por veprimtaria e tij është një çështje me interes publik; – duke qenë mirëpritës të çdo kritike konstruktive, ndaj veprimtarisë së gjykatës; Gjykata shpreh shqetësimin e saj për komentet denigruese, fyese dhe që nuk kanë lidhje me detyrën e gjyqtarit, për rastin e mësipërm.
Qartazi, gjuha jo etike dhe armiqësore kundrejt gjyqtarit, ka në bazë të saj vendimin, që u mor në çështjen e gjykuar prej tij. Këto komente, që përbëjnë opinione përçmuese deri për origjinën e gjyqtarit, apo aludime mbi veprimtari korruptive, jo vetëm nuk respektojnë detyrimin për të respektuar autoritetin e pushtetit gjyqësor, por nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj tij, duke sjellë për pasojë edhe krijimin e një klime pasigurie për subjektet, që janë në procese gjyqësore.
Po ashtu, komente të tilla, ndonëse anonime, lidhen drejtpërdrejtë me palën që nuk dakordësohet me vendimin gjyqësor, e cila duket se ka akses në mediat, që kanë kryer publikimin, ndërsa subjektet e tjera që përmenden në shkrime, nuk duket se e kanë të njëjtën mundësi, me qëllim pasqyrimin e qëndrimit të tyre. Parë në këtë aspekt, ngrihet shqetësimi se përkundrejt misionit të medias për mbrojtjen e interesit publik dhe zbulimit të së vërtetës, me paanësi dhe duke respektuar rregullat e Kodit të Etikës, në këtë rast, dhe jo vetëm, publikimet me përmbajtje sulmet ndaj gjyqtarit/gjyqtarëve të çështjes, duket se kanë një tjetër qëllim, që është ai i ndikimit mbi l veprimtarinë e gjykatës, me qëllim dhënien e një vendimi në interes të palës, në favor të së cilës kryhet publikimi, çka vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjin.
Në parim, gjyqtari nuk duhet të ndikohet nga presionet e jashtme, që tentojnë të diktojnë një zgjidhje të caktuar të çështjes. Sistemi ynë gjyqësor përbëhet nga gjyqtarë profesionistë, ndryshe nga sisteme që parashikojnë gjykimin me juri (gjyqtarë jo profesionistë), ndaj ka pak gjasa që presionet eventuale, që mund të bëhen ndaj pushtetit gjyqësor, të kenë sukses në qëllimin e tyre. Gjithsesi, është në interesin e shoqërisë, që autoriteti i pushtetit gjyqësor të respektohet dhe të refuzohet çdo ndërhyrje e jashtme në veprimtarinë e saj, ndërsa mjetet ligjore për të kundërshtuar një vendim gjyqësor janë të garantuara.
Çdo vendim gjyqësor i dhënë në një klimë tensioni, paragjykimi, aq më keq ndikimi drejt një zgjidhje të caktuar, krijon premisat për të qenë i pabesueshëm në sytë e një vëzhguesi objektiv. Për këtë arsye, duhet kuptuar rëndësia që mbart për secilin individ të shoqërisë, potencialisht subjekt në një procedurë gjyqësore, garancia se trupa gjyqësore e ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar nga asnjë palë apo i interesuar për procesin. Në përfundim, krahas shqetësimit me të cilin përcillen publikime të tilla nga trupa gjyqësore, Gjykata garanton opinionin publik se parimet dhe standardet për një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, kërkohet që të jenë udhërrëfyesit në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore./CNA.al
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në Ukrainë, du...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në...
Një ditë më parë, GJKKO dënoi me 3.4 vite burg ish ministrin...
Ish ministri Saimir Tahiri, ka kaluar natën e parë në dhomat...
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën e parë të ditës...
Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika i ka dalë në mbrojt...
Presidenti Ilir Meta thotë se po tentojnë ta shkarkojnë përm...
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është dënuar me burg...
Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar v...
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maksim H...
Gykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të ...
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit ...
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për ish drejtuesin e Policis...
Analisti Lorenc Vangjeli, është shprehur në ‘Kontrast’ se dë...
Avokati i ish ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia, në një d...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dënimit me ...
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nuk ka mundur të fak...
Avokati i ish ministrit Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimi...
Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të GJKKO, e cila e ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...