web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hapi i parë për një proces demokratik nisi sot”/ Kokalari: Ky është koncepti që duhet të futet si normë në Shqipëri

30 Janar 2022, 19:22, Politikë CNA

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas përfunditmi të primareve, ku aëtarësia e PD zgjodhi kandidatin që dëshiron të votojë për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kokalari, teksa thekson rëndësinë e këtij procesi, shkruan se ky është vetëm hapi i parë për një proces demokratik, që nisi sot.

Ajo shprehet më tej se primaret duhet të mbështeten dhe të mbrohen fort si e vetmja mënyrë për të ecur përpara, ndërsa thekson se debati politik është një tjetër normë e domosdoshme që duhet të futet në Shqipëri.

?Besoj se jeni dakort me mua kur them se nuk ka ndjesi më të mirë se të kesh mundësi zgjedhjeje në votim dhe të kesh lirin të përcaktosh vetë atë kandidat që mendon se do të të prezantoj ty dhe jo elitën politike.

Ndonëse sot ishin primaret e para, vlen të përmëndet se koha nuk premtonte për një proces të plotë si do jetë në zgjedhjet e ardhshme. Eshtë e rëndësishme ti jepet kohë dhe kandidatët të kenë mundësin e debatit politik para audiencave që do prezantojnë. Debatet janë shumë të rëndësishme për çdo zgjedhje, jo vetëm për primaret, dhe uroj që së shpejti ky koncept të futet si normë e domosdoshme dhe në politikën Shqiptare.

Gjithsesi, hapi i parë për një proces demokratik nisi sot. Duhet ta mbështesim dhe ta mbrojmë me çdo formë sepse është e vetmja mënyrë për të avancuar.

Suksese të gjithë fituesëve!?, shkruan Kokalari./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga