Vendosi tritol në banesën e Armand Dukës/ Lihet në burg atentatori
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arle...
Skandalet e abuzimeve me prokurimet nuk njohin kufi. Rasti më i fundit është regjistruar në Bashkinë e Tiranës, me një tender me vlerë 100 milionë lekë. Babë e bir kanë qenë konkurentët e vetëm në garën e hapur nga Bashkia e Tiranës, por në një kohë që tenderi duhej anuluar, vartësit e Veliajt kanë vijuar me procedurat, duke përzgjedhur një prej dy kompanive të së njëjtës familje. Dy biznesmenë, babë e bir, kanë konkuruar kundër njëri-tjetrit në tenderin mbi 100 milionë lekë të vjetra të zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për tabela sinjalistike për Parkimet e Rezidentëve.
Në fund, tenderi është fituar nga kompania e të riut Stefan Çaçi, ?SI-SI.AL?, e cila kishte përballë kompaninë ?RSM? në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi. E gjithë procedura është në shkelje flagrante të ligjit ?Për Prokurimit Publik?.
Ky ligj, në nenin 19 të tij, parashikon se përbëjnë konflikt interesi rastet kur për të njëjtën procedurë konkurojnë mes tyre kompani në pronësi të personave familjarë me njëri-tjetrin.
Në këto situata, Autoriteti Kontraktor duhet të refuzojë ofertat, para se të zhvillohet tenderi. Por, në rastin konkret, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka zhvilluar procedurën dhe në 24 Janar 2022 ka botuar rezultatet në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Agjencia e Parqeve shpalli në fillim të dhjetorit 2021 tenderin për ?Plotësim me Sinjalistikë i Blloqeve të Parkimit të Rezidentit?, me fond limit 106 milionë lekë të vjetra pa TVSH.
Në procedurë morën pjesë bashkimi i operatorëve ?Eral Construksion? dhe ?SI-SI AL? nga njëra anë, e cila paraqiti ofertën 91 milionë lekë të vjetra pa TVSH.
Përballë tyre ishte shoqëria ?RSM? shpk, e cila paraqiti ofertën me vlerë 99 milionë lekë të vjetra.
Në përfundim, fitues u shpall konkurrenti me ofertën më të ulët. Procedura do të ishte normale, në rast se konkurentët ishin babë e bir.
Ligji për ?Prokurimet Publike? parashikon se autoritetet kontraktore, pasi vihen në dijeni për lidhjet familjare mes konkurentëve rivalë, i njofton ata për përjashtimin nga procedura.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nuk e ka ndërmarrë një masë të tillë, megjithëse i njeh shumë mirë të dy kompanitë e përfshira në këtë procedurë.
Shoqëritë ?SI-SI AL? dhe ?RSM? kanë qenë pjesëmarrëse frekuente në tenderët e zhvilluar nga kjo strukturë, por edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, të dyja struktura në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Kompania ?RSM? është krijuar në vitin 2013 dhe zotërohet nga Nikolla Çaçi.
Ndërsa kompania ?SISI AL? është krijuar në vitin 2007 dhe është në pronësi të djalit të tij, Stefan Çaçi, i cili ishte vetëm 18 vjeç kur u regjistrua në listën e biznesmenëve në Shqipëri./ Syri.net
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arle...
Një skandal i përmasave vërtet të mëdha zbulohet nga Joq Alb...
Autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Arman...
Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka lënë në burg 5 të arres...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije situatën në disa ...
Ish i përndjekuri politik Kurt Kola, është ndarë nga jeta n...
Presidenti Ilir Meta ka mbështetur dhe duartorkitur reagimin...
Dajna Sorensen ish-zv ministrja e Financave në kabinetin “Ra...
Banorët e “5 majit” që u janë shembur banesat kanë qenë ditë...
Deputeti Luan Baçi ka reaguar pasi Liljana Sema, 66 vjeç, hu...
Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive në 30 vitet e...
Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës është një nga proje...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano nd...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeta...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka marrë pje...
Universiteti Bujqësor i Tiranës, UBT, po zgjeron bashkëpunim...
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur n...
Sot është një ditë për të kujtuar, reflektuar dhe parë përpa...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për media...
Gazetari i Top Talk, Denis Dyrnjaja, i vuri në dukje kreut t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...