web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Skënderbeut mbështet Armand Dukën: Sulmi ndaj tij, sulm ndaj futbollit

29 Janar 2022, 12:12, Sport CNA

Edhe klubi i Skënderbeut ka dalë hapur në mbështetje ndaj Armand Dukës pas sulmit me tritol që iu bë në banesën e tij. Korçarët bëjnë thirrje për drejtësi nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare.

-REAGIM –

Klubi i Skënderbeut dëshiron të shprehë të gjithë mbështetjen e tij dhe të solidarizohet me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Sulmi me eksploziv në shtëpinë e tij të hënën ishte një ngjarje shumë e rëndë që na ka tronditur pa masë dhe që vjen në një moment delikat, kur komuniteti i futbollit është në mesin e një procesi zgjedhor për organet drejtuese.

I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të zbulojnë dhe të dënojnë sa më parë autorët dhe frymëzuesit e këtij sulmi të rëndë. Sulmi ndaj Presidenti Duka është njëkohësisht dhe sulm ndaj futbollit. Për këtë arsye ne jemi të indinjuar për këtë akt skandaloz dhe i bëjmë thirrje politikës që të qëndrojë larg futbollit dhe të mos ndërhyjë në proceset zgjedhore. Presionet dhe shantazhet ndaj aktorëve të futbollit duhet të ndalen një orë e më parë.





Lajmet e fundit nga