web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ende asnjë emër për 6 marsin/ Basha “var shpresat” tek aleatët: Jemi në bisedime

29 Janar 2022, 17:18, Politikë CNA

Lulzim Basha nuk ka nxjerrë ende asnjë emër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një intervistë televizive, Basha duket se po ?parandjen? humbjen, duke varur shpresat edhe tek aleatët.

Ai shtoi se aktualisht janë ende në fazën e bisedimeve dhe se qytetarëve do u paraqitet kandidatura më e mirë.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Ka ndonjë informacion për kandidaturat si do të jenë?

Lulzim Basha: Procesi është në vijim. Padiskutim, siç e thash, 6 Marsi kërkon nga Partia Demokratike, pavarësisht prej atakimit të zgjedhjeve nga ?Trekëndëshi i Bermudës? dhe domosdoshmëria jetike që ata e kanë për t?iu imponuar shqiptarëve, njerëzve, qytetarëve, pra Shqipërisë, me anomalitet dhe për të legjitimuar anomalitetin, ne do të bëjmë gjithçka që ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit, tek hallet  dhe problemet e tyre, duke reflektuar edhe tek kandidaturat tona.

Pyetja: Si do të hyni në këto zgjedhje, do të hyni vetëm?

Lulzim Basha: Tani, vet rrethanat janë të tilla, ku siç e thash bëhet fjalë për një anomali, pjellë e një anomalie tjetër. Megjithatë ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë konsultimet edhe me aleatët tanë.

Pyetja: Si janë marrëdhëniet me aleatët?

Lulzim Basha: Marrëdhëniet me aleatët sigurisht që janë të impaktuara nga fakti që Partia Demokratike është prej muajsh nën sulm. Domethënë koha dhe mundësia për të komunikuar nuk është ajo që ka qenë më përpara, por me shumicën prej tyre ekziston mirëkuptimi, se nga ky proces do të dalim shumë më të fortë dhe shumë më të gatshëm për t?iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Pyetja: Pra, ju jeni në kontakt me aleatët. Keni zhvilluar takime?

Lulzim Basha: Ka pasur komunikime, sigurisht, pavarësisht siç e kam thënë, siç është e qartë besoj edhe nga raportimet e përditshme të medias, Partia demokratike është në një proces shumë intensiv organizimi, strukturimi, përgatitjeje, por dhe betejë opozitare në parlament, jashtë parlamentit, aty ku ndodhi gjëma, si pak më tutje se këtu, tek ?5 Maji?. Ishin deputetët tanë që u përballën në krah të qytetarëve, siç kanë qenë në këto vite, skandalet e qeverisë që nga ajo e inceneratorëve, tek skandalet e fundit të kësaj jave, ku skandali mbulon skandalin. Por, pa pikë diskutimi që komunikimi me aleatët vazhdon, bashkërendimi me ta do të vazhdojë.

Pyetja: Por ende nuk ka një vendim për hyrje në zgjedhje?

Lulzim Basha: Zgjedhjet janë për Kryetarin e Bashkisë, nuk është se do të ketë kandidime për Këshillin Bashkiak. Kështu që kjo është një specifikë e cila sigurisht që e bën komunikimin pak më linear, sesa siç do të ishte rasti për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare fjala bie./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga