Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një lojë politike, por më shumë një lojë korruptive e Lulzim Bashës dhe të tijve, në lidhje me aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Basha pretendon se ish-ministri i Ramës, Lefter Koka u arrestua për shkak të denoncimit të tij. Basha pretendon se Opozita ka denoncuar inceneratorët.
Së pari, pretendohet se Lulzim Basha ka denoncuar inceneratorët në vitin 2020 dhe në atë vit bëri edhe disa konferenca shtypi.
Në fakt foli disa javë pasi mori dokumentat nga mediat, të cilat ishin publikuar nga viti 2015 e në vazhdim.
Inceneratori i Elbasanit fillimisht është denoncuar nga BIRN, më pas ka qënë CNA.al, TPZ dhe disa media të tjera, që kanë folur.
Por, kishte dhe nga ato që heshtën dhe më pas u zbulua se paguheshin nga inceneratorët. Siç janë mediat e mëdha, Top Channel, News 24, Report tv, dhe disa portale të Baton Haxhiut dhe njerëzve afër kryeministrit Rama.(Lexo këtu)
Pra, nga 2015 që folën mediat, deri në 2020, Lulzim Bashës i duheshin pesë vite që të bënte disa konferenca shtypi dhe të çonte dosjen në SPAK.
Një dosje e cila në fakt nuk është e para e çuar për inceneratorët.
Por, ka qënë Nisma THURJE, e cila ka çuar kallëzimin e parë në SPAK.
Nga ana tjetër, Arben Kraja, kreu i SPAK dhe prokurorët thanë se e kanë bërë këtë arrestim pas denoncimit të PD-së.
Denoncuesit e parë kanë qënë mediat dhe Nisma THURJE, dhe jo Lulzim Basha.
Lulzim Basha foli pasi pa se gjithçka po fryhej.
Në 2017 kishte ndodhur kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës. Sërish Lulzim Basha u kujtua të fliste në 2020, tre vite më vonë.
Pra, për pretendimin e Lulit se ai foli dhe e denoncoi, një opozitë që flet tre vite me vonesë, pesë vite me vonesë, pak para zgjedhjeve, me justifikimin se ?tani është fushata elektorale, skemi çtë bëjmë?. Këto janë fjalët që janë thënë njerëzve që kanë negociuar mes Bashës dhe kompanive të inceneratorëve.
Më tej, ka argumente të tjera.
Disa denoncime dhe më pas heshtje. Jo e gjithë PD-ja fliste. Tek-tuk, Jorida Tabaku, e cila së fundi është përdorur nga Lulzim Basha për të mbyllur dhe ?kapsuluar? një herë e mirë dosjen e inceneratorëve, ashtu siç kapsulohen mbetjet në landfillin e Sharrës, apo ato që u kapsuluan në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan.
PD-ja në mënyrë të turpshme kërkon një Komision Hetimor, ndërkohë që SPAK kishte hapur hetimet. Opozita mund të vazhdonte të fliste në konferenca shtypi ditë pas dite, dhe të detyronte SPAK-un të reagonte. Por në muajin tetor të vitit të kaluar, kërkoi një Komision Hetimor. Kjo erdhi menjëherë pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga Partia Demokratike dhe grupi parlamentar.
Për të tërhequr vëmendjen, Lulzim Basha hodhi inceneratorët në lojë. Kërkoi një Komision Hetimor, të cilin Edi Rama ia miratoi në muajin tetor.
Por, sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, Komisioni ka afat tre muaj. Filloi në muajin tetor dhe mbaroi sot.
Afati ligjor ka mbaruar në ditën e sotme. Nuk ka më ditë për Komisionin Hetimor, i drejtuar nga Jorida Tabaku.
Kuptohet gjithçka ka qënë një skemë. U deshën disa ditë të konstituohej Komisioni. Pastaj disa ditë të tjera të diskutohej Rregullorja. Më pas u afrua Dhjetori, do të çoheshin pyetje dhe kërkesa për informacion nëpër institucione, të cilat donin afatet e tyre.
Në fakt shumë dokumenta ishin publike. Mjafton që të bëhej konfirmimi i tyre. Mund të kërkoheshin dokumenta në Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili kishte nxjerrë disa raporte mjaft të forta.
Nga ana tjetër, Jorida kërkoi t?i mblidhte dokumentet nga e para nëpër banka që nuk përgjigjeshin, nëpër institucione publike që flisnin për të dhëna personale, e të tjera si këto.
Në fakt, mjafton që anëtarët e Komisionit të kishin çertifikatë sigurie dhe të gjitha të dhënat mund të merreshin dhe të përdoreshin. Por, Jorida nuk e bëri këtë. Nga fillimi I Dhjetorit ajo e pushoi Komsionin Hetimor, deri në mesin e muajit Janar, duke ngritur shkresa, me pretendimin se do të vinin përgjigjet dhe gjithçka do të ishte gati në tavolinë.
Pra, socialistët, Qeveria, institucionet që kishin ?gatuar? inceneratorët, një aferë 178 milionë euro koncesione dhe rreth 430 milionë euro në vlerë totale, do t?i kthenin letrat në tavolinë gati, siç i donte Jorida. Apo kjo ishte një lojë?
A thua se Jorida Tabaku dhe Lulzim Basha nuk e dinin këtë?
Dhe kështu, ndodhi. Pas kalimit të Vitit të Ri, në mes të muajit Janar, kur Jorida kishte kaluar gati 40 ditë nga ditët e plota të afatit prej 90 ditësh që ka Komisioni Hetimor Parlamentar, filloi të kërkonte të bënte investigime, të shtynte afatet e të tjera si këto.
Në fakt, socialistët nuk e pranuan. Skenari eci shumë i rregullt, dhe gjithçka u mbyll.
Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, thjeshtë i shërbyen inceneratorëve, aferës së shekullit. Hapën një dosje për ta investiguar dhe e lanë të hapur. Apo e morën dhe e ?groposën? me gjithë shkresat e pavlera që kanë mbledhur, pasi shumë institucione nuk kanë kthyer as përgjigje.
Megjithëse shumë prej atyre institucioneve duheshin çuar në ndjekje penale. Drejtuesit e tyre duheshin çuar në kallëzim për shkelje të ligjit. Pa folur më tej, se Komisioni vetë, anëtarët e tij, të paktën duhet të kishin pasur kurajo të dilnin nga zyrat dhe të shkonin të shikonin ku ndodhej inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekziston. Por Qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë, vazhdojnë e paguajnë para për incenerim. Ndërkohë që incenerator nuk ka.
Prandaj e gjithë skema ka qënë thjeshtë dhe vetëm një mashtrim për publikun. Ka qënë thjeshtë dhe vetëm një marrëveshje e Ramës dhe Bashës për të mbyllur një herë e mirë dosjen e inceneratorëve.
Ashtu siç CNA.al ka mbajtur qëndrim edhe më parë, gjithçka duan ta mbyllin me lekët që kanë gjetur në xhepat e Lefter Kokës.
Por, gjithçka nuk fillon dhe nuk mbaron tek Lefter Koka. Fillon dhe mbaron në godinën e Kryeministrisë, ku është zhytur edhe Lulzim Basha e të tijët, në këtë aferë, që e vërtetuan me shërbimin që i bënë së fundi, duke i mbyllur dosjen e aferës së shekullit.
Një dosje që siç e kemi deklaruar fillon me një kontratë 178 milionë euro, për tre koncesione, Elbasan, Fier dhe Tiranë, dhe përfundon me rreth 430 milionë euro. Ku mesa duket brenda në zullum tashmë qartazi është përfshirë dhe Lulzim Basha. Si asnjëherë më parë turpësisht, Opozita bëhet pjesë e një skenari të Qeverisë për të mbyllur një aferë korruptive./CNA.al
Inceneratorët, afera korruptive që do mbyllet me procedurë si krimet e Lulzim Bashës
Kush urdhëroi bankat të fshehin të dhënat e kompanive të inceneratorëve?
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë, sot në orën 17.30 ...
Liderit politike japin premtime, deklarojnë se kanë përgjegj...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Universitetin ...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama trumbeton në media të asht...
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mesazhe të forta sot, gjat...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sot vëmendjen tek afera e i...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklatratë për media...
Presidenti Ilir Meta, sot në një deklaratë për mediat ka shp...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ndërsa komenton një d...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i v...
Lulzim Basha nëpërmjet rrjetit social të Partisë Demokratike...
“Opozita e korruptuar është problem”. Kështu shprehet Ylli ...
Shqiptarët bëjnë përgjegjës Berishën për përplasjen e dhunsh...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zbuluar se pa...
38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali...
Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka...
Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krah...
Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përg...
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në negociata...
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për lëvizjen e Komisi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...