web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të bëhet vaksina e Covid si ajo e gripit?/ Flet profesori i mjekësisë

28 Janar 2022, 08:29, Lifestyle CNA

Skënder Murtezani, profesor i mjekësisë klinike në Cornell, New York, ka folur sot në një lidhje me ?Skype? për ?ABC e Mëngjesit?. Ai u shpreh se vaksina e një viti më përpara nuk ka efekt, prandaj duhet të bëhet vaksina e dytë.

Sipas mjekut, virusi nuk do të ketë mundësi të zhduket, po do të bëhet një vaksinim i rregullt pas çdo periudhe të përcaktuar kohor.

?Kur është vaksina e gripit kemi ndryshimin e mbështjellësit të virusit komplet. Mbështjellësi zhvishet dhe me mbështjellës të ri vjen virusi diku nga maji, nga qershori.

Edhe ne trupi nuk e njeh këtë mbështjellës të ri, edhe vaksina e një viti më përpara nuk ka efekt, prandaj duhet të bëhet vaksina e dytë. Për fat të mirë, teknologjia është aq e zhvilluar sa që për një muaj e gjysmë, dy, diku nga fundi i gushtit fillojmë me vaksinën e gripit. Kjo do të jetë pak më lojë ndryshe, i njëjti princip ashtu siç e thatë, por kjo do t?i ndjek mutacionet. Për fat të keq nuk patëm rast që kjo të zhduket, po do të bëhet një vaksinim i rregullt, edhe do të ndiqen mutacionet dhe jo mbështjellësi i virusit?, u shpreh ai/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga