“I kam kërkuar Ministres së Mbrojtjes, të më lirojë nga detyrat dhe detyrimet si inspektor i Marinës me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Kay-Achim Schönbach.
?Deklarimet e mia të pamenduara lidhur me politikën e sigurisë dhe atë ushtarake rëndojnë mjaft postin tim”, e argumentoi vendimin e tij për dorëheqjen zëvendësadmirali.
“Për të shmangur dëmin e mëtejshëm për Marinën Gjermane, Bundeswehr-in, e në radhë të parë për Republikën Federale të Gjermanisë, unë e konsideroj të nevojshëm këtë hap”, ka thwnw mw tej ai.
Ministrja socialdemokrate e Mbrojtjes Christine e pranoi kërkesën për dorëheqje të 56 vjeçarit, njoftoi zëdhënësi i ministrisë të shtunën në mbrëmje (22.01). Deri në vendimin për zgjedhjen e pasuesit Marina Gjermane do të drejtohet nga zëvendësi i deritanishëm i Schönbach-ut, kontra-admirali Jan Christian Kaack.
Schönbach gjatë një raundi bisede Think Tanks në Indi ka thënë, se gadishulli i Krimesë i aneksuar më 2014 nga Rusia është i humbur për Ukrainën. “Krimeja ka marrë fund, s’kthehet më, ky është fakt”.
Një regjistrim me video i kësaj bisede është përhapur në internet. Schönach hodhi poshtë edhe frikërat, se Kremlini planifikon ndërkohë një ndërhyrje në vendin fqinj.
Që Rusia do të përvetësojë territor ukrainas, kjo është ?absurde”.
Njëkohësisht kreu i marinës ka shprehur mirëkuptim për presidentin rus Vladimir Putin.
“Ajo çfarë Putin kërkon vërtetë është respekti si i barabartë. Dhe ? o Zot ? të respketosh dikë nuk kushton aspak, nuk kushton asgjë. Pra nëse më pyesni mua: Eshtë e lehtë t’i japësh atij respektin, që kërkon, dhe me sa duket ai edhe e meriton këtë.”
Ministria e Mbrojtjes në Berlin u distancua prej deklaratave të Schönbach-ut. Ato ?nuk i përgjigjen kurrësesi as në përmbajtje dhe as në përzgjedhjen e fjalëve pozicionit të Ministrisë së Mbrojtjes”. Kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag Bundestag, liberal-demokratja Marie-Agnes Strack-Zimmermann theksoi: “Zëvendësadmirali Schönbach me deklarimet e tij ka vënë në pikëpyetje strukturën europiane të sigurisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Dorëheqja e tij është logjike.”
Ministria e Jashtme e Ukrainës për këtë arsye i shprehu shqetësimin ambasadores gjermane në Kiev, Anka Feldhusen. Deklaratat e Schönbach-ut janë ?të prapranueshme”.
Më parë ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba kishte shprehur zemërimin e tij, që qeveria gjermane nuk do të furnizojë armë në Ukrainë.
“Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë për pozicionin e qeverisë së Gjermanisë lidhur me mosgarantimin për furnizimin me armë në Ukrainë.”
Rusia javën e kaluar grumbulloi mbi 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas. Qeveria në Moskë i përgënjeshtron planet për ndërhyrje.
Ajo kërkon nga NATO garanci për sigurinë si dhe anulimin e pranimit të Ukrainës në aleancë. Perëndimi e refuzon këtë kërkesë dhe deklaron, se ndërhyrja e trupave ruse në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike./DW
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër ...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovi...
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken tha se Rusia do të përb...
Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shq...
Katër zyrtarë, mes tyre dy deputetë të Ukrainës janë sanksio...
Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë me...
Për disa, thotë DW, duke komentuar vizitën e presidentit tur...
Britania e Madhe ka njoftuar heqjen e masave kufizuese të ve...
Autoritetet në Kosovë thanë se një person ka humbur jetën gj...
Prej dy vitesh Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për...
Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, sekretari amerikan i Shteti...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk dhanë asnjë shenjë të mërk...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 janar se në Kosovë ja...
Kompanitë amerikane të telekomunikacionit, AT&T dhe Verizon,...
Zbulimet për festat që u mbajtën në Downing Street gjatë mas...
Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo çast”, ka thën...
Pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë, presiden...
Në dy ditët e fundit në Kosovë, 27 për qind e të infektuarve...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...