Arrihet marrëveshja/ Bullgaria nuk do ta kontestojë emrin “Maqedoni e Veriut”
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë arritur në një ngërç, si dhe mes shqetësimeve të Uashingtonit, se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën.
Departamenti i Shtetit njoftoi sot se kryediplomati amerikan do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.
Ndërkohë Sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhej se zoti Blinken theksoi rëndësinë e vazhdimit të një rruge diplomatike për të ulur tensionet lidhur me shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.
Sekretari Blinken përsëriti angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se çdo diskutim lidhur me sigurinë evropiane duhet të përfshijë aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë, përfshirë Ukrainën.
Pas vizitës në Kiev zoti Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit për një takim me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, që do të pasohet nga një takim i Katërshes Transatlantike, një format që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
Zoti Blinken do të: “diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të vendosur sanksine të ashpra me kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë”, thuhej në deklaratë e DASH-it.
Ndërkohë të hënën një delegacion ligjvënësish amerikanë vizitoi Kievin, dëshmi e mbështetjes për Ukrainën.
Senatorja demokrate Amy Klobuchar, i tha Shërbimit Ukrainas të Zërit të Amerikës, se pjesë e delegacionit janë demokratë dhe republikanë me pikëpamje shumë të ndryshme politike, por që mbështesin Ukrainën. Ajo tha se nëse Vladimir Putin bën një zgjedhje të pabesë dhe antidemokratike, duke sulmuar Ukraninën, do të përballet me sanksione të ashpra e të menjëhershme.
Nga ana e tij Senatori republikan Kevin Cramer tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qendrojnë duarkryq nëse ndodh diçka. Por ai shtoi se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje për të shmangur konfliktin.
Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Moskën se do të përballet me pasoja të forta ekonomike nëse sulmon fqinjin e saj. Rusia, e cila ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në kufi me Ukrainën ka mohuar se po planifikon ndonjë sulm./voa
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski...
29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë ...
Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimes...
Oxfam, një organizatë bamirësie, e krijuar nga njerëzit që p...
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re pas ...
Referendumi i Serbisë për ndryshime kushtetuese në këtë vend...
Qendra e paralajmërimit të cunamit në Paqësor ka paralajmëru...
Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviç duhet të largohet ...
Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësmi...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë m...
Nga e diela (16.01.2022) Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosn...
Bashkimi Evropian dënoi të premten sulmin masiv kibernetik n...
Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit...
Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozaur...
Detyrimi për vaksinim ose test do të vlente për rreth 80 mil...
Përpjekjet për të zbutur tensionet përgjatë kufirit Rusi-Ukr...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar ditën e sotm...
Pas një bisede telefonike që kryeministri i Kosovës pati me ...
Autoritetet australiane kanë raportuar se temperatura në bri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...