Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Pas një bisede telefonike që kryeministri i Kosovës pati me kryediplomatin e BE, Josep Borrell, ai u shpreh, se serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse.
Në lokalitetet e banuara me shumicë serbe në Kosovë nuk do të ketë hapje të qendrave të votimit, por serbët e Kosovës që kanë dy shtetësi mund të votojnë në referendumin në Serbi përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Të dielën më 16 janar, Serbia mban një referendum, në të cilin qytetarët e saj do të deklarohen lidhur me pyetjen: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë??.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbrëmje zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe tha se qëndrimin e Kosovës lidhur me referendumin në Serbi ia konfirmoi edhe zotit Borrell. “Ia transmetova qëndrimin tonë: serbët në Kosovë, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik?, shkroi Albin Kurti në Twitter pas bisedës telefonike që zhvilloi me Josep Borrell.
Borrell: Të ushtrohet e drejta për të votuar
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është shprehur, se për referendumin e Serbisw ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. “Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimit të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar?, shkroi Borrell të enjten në Twitter.
Vuçiq: Pasoja afatgjata
Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehur të mërkurën, se moslejimi i mbajtjes së referendumit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë “do ketë pasoja afatgjata përtej asaj çfarë mendojnë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar?. “Pasojat do të jenë të gjëra për ata që duan të ndalojnë votimin e serbëve në referendum. Kërkesa ime për të gjithë komunitetin ndërkombëtar është që të informojë fëmijën e tyre që e përkëdhel dhe kujdeset aq shumë, se duhet të respektojë marrëveshjet. Pasojat do të jenë shumë të rënda nëse kjo ndodh, më të rënda se ç’supozojnë shqiptarët e Quint-i?, ka thënë Vuçiq për mediat publike në Serbi. Ai i bëri thirrje diplomatëve perëndimorë që të bëjnë presion mbi Prishtinën, ndërkohë, i kërkoi OSBE-së, që të trajtojë referendumin e Serbisë njësoj si është vepruar me votimet për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Pse Kosova mban qëndrim ndryshe ndaj referendumit?
Kosova nuk e ka ndaluar organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por në rastin e referendumit situata është më ndryshe, thonë zyrtarë të qeverisë. “Duhet bërë dallimi mes referendumit për një çështje ekskluzivisht të brendshme të një vendi dhe zgjedhjeve. Në rastin konkret, Serbia po organizon referendum për sistemin e organizimit shtetëror të Serbisë, përkatësisht sistemin e drejtësisë?, ka thënë qeveria e Kosovës.
Të dielën më 16 janar Serbia mban një referendum në të cilin qytetarët e saj do të deklarohen në pyetjen “a jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë??. Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të shtetit të Serbisë për t’u afruar me strukturat e Bashkimit Evropian.Autoritetet e Kosovës disa herë kanë përsëritur se Serbia do të duhej të ndryshonte kushtetutën e saj për të hequr pjesën në të cilën thuhet, se Kosova “është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë?./DW
Autoritetet australiane kanë raportuar se temperatura në bri...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan bisedime në G...
Të mërkurën (12.01) një tabelë me shënimin teste për COVID-1...
“Diskutimet nuk qenë të lehta”, u shpreh përmbledhtas Sekret...
Rusia dhe NATO-ja po takohen të mërkurën në Bruksel në një p...
Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin....
Zyrtari i një ministrie në Kosovë është arrestuar në flagran...
Papa bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të vaksinu...
Lëkundjet e tërmetit në Greqi vazhdojnë akoma.Sipas EMSC, në...
Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bas...
Trazirat në Kazakistan e kanë ngritur botën në këmbë për dit...
Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 10 dhjetor se janë regji...
Victor Escobar është kolumbiani i parë që vdes nga eutanazia...
Ato që nisën si protesta paqësore dhe u përhapën shpejt në K...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Përpara takimit me Rusinë, SHBA i kanë kërkuar Rusisë të ndë...
Tërmeti i fuqishëm 5.5 ballë i cili goditi mbrëmë kufirin me...
Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë humbur jetë...
Rreth 254,000 izraelitë kanë marrë një dozë të katërt përfor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...