52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
“Diskutimet nuk qenë të lehta”, u shpreh përmbledhtas Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me takimin e 30 anëtarëve të NATO-s me përfaqësuesit e qeverisë ruse.Lidhur me gjendjen e sigurisë në Europë me theks të veçantë ndaj Ukrainës u bisedua rreth katër orë në Bruksel, por nuk pati ndryshim të qëndrimeve. ?Ne kemi propozuar një seri bisedimesh, edhe për sa i përket dislokimit nga të dyja palët të raketave në Europë.
Por pala ruse sot nuk ishte në gjendje të vendoste”, tha Stoltenberg. Rusia megjithatë nuk e ka refuzuar një takim tjetër, shtoi Stoltenberg. Kryenegociatori rus Aleksandr Grushko, akuzoi NATO-n, se nuk i përgjigjet ofertave për zbutjen e situatës. “NATO i përmbahet taktikës nga Lufta e Ftohtë për kufizimin e Rusisë. Një përkeqësim i mëtejshëm i situatës mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe serioze për sigurinë europiane”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Grushko pas bisedimeve në ambasadën ruse në Bruksel.
Aleanca i kërkon Rusisë për të disatën herë, që të tërheqë rreth 100.000 ushtarët nga kufiri me Ukrainën. Diplomatë rusë sërish parashtruan kërkesën e Kremlinit që NATO të mos pranojë më anëtarë të rinj dhe të tërheqë trupat nga vendet e reja anëtare në Lindje. Aleanca i hodhi poshtë kërkesat e Rusisë, tha Jens Stoltenberg. NATO dhe vendet aspirate për anëtarësim e vendosin vetë, se çfarë rruge duan të ndjekin. “Askush nuk duhet të ndërhyjë. Natyrisht Rusia nuk ka veto për këtë, nëse Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s.” Zëvendëministrja e jashtme e SHBA, Wendy Sherman sërish theksoi, se porta e NATO-s është e hapur. Por pikërisht të kundërtën kërkon Rusia: ?Ne duhet t’i japim fund politikës së portës së hapur. (…) Nëse NATO do të bashkëpunojë, duhet të pranojë rolin e Rusisë si fuqi e paqes”, kërkoi Aleksander Grushko.
Më 2008 NATO i ofroi anëtarësimin Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Por se kur kjo është çëshje e hapur. Pas këtij premtimi Rusia pushtoi pjesë të Gjeorgjisë dhe më 2014 aneksoi Krimenë ukrainase. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg kërkon nga Rusia që të heqë dorë prej qendrimit të saj duke ndezur konflikte, “Rusia ka trupa në Gjeorgji, Moldavi dhe në Ukrainë. Këto trupa ndodhen atje pa miratimin e qeverive të këtyre vendeve. Ato nuk janë ftuar dhe nuk janë të mirëpritur atje. NATO i kërkon Rusisë, që t’i tërheqë këto trupa dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe të Ukrainës”, tha Stoltenberg në Bruksel.
Të enjten (13.01) bisedimet për sigurinë europiane vazhdojnë në kuadër të OSBE-së në Vjenë. Në OSBE janë si SHBA-ja edhe Rusia si dhe Ukraina e 53 shtete të tjera të hemisferës veriore anëtare. Që nga viti 1995, kur OSBE-ja u krijua si orgnizatë pasuese e ?Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin”, ajo shërben si një platformë për bisedime mbi çarmatimin dhe çtensionimin ushtarak./DW
Rusia dhe NATO-ja po takohen të mërkurën në Bruksel në një p...
Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin....
Zyrtari i një ministrie në Kosovë është arrestuar në flagran...
Papa bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të vaksinu...
Lëkundjet e tërmetit në Greqi vazhdojnë akoma.Sipas EMSC, në...
Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bas...
Trazirat në Kazakistan e kanë ngritur botën në këmbë për dit...
Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 10 dhjetor se janë regji...
Victor Escobar është kolumbiani i parë që vdes nga eutanazia...
Ato që nisën si protesta paqësore dhe u përhapën shpejt në K...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Përpara takimit me Rusinë, SHBA i kanë kërkuar Rusisë të ndë...
Tërmeti i fuqishëm 5.5 ballë i cili goditi mbrëmë kufirin me...
Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë humbur jetë...
Rreth 254,000 izraelitë kanë marrë një dozë të katërt përfor...
Sedat Ajvazi me prejardhje nga Lugina e Preshevës jeton në K...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën ...
Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars ...
NATO deklaron se është gati për bisedime mbi kontrollin reci...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...